Page 114 - Demo
P. 114


                                    Libër për mësuesin/en112ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:Shkencat e natyrësLënda:BiologjiShkalla e kurrikulës:IIIKlasa:VITema: Qeniet e gjalla dhe mjedisi jetësor Rezultati i të nxënit të temës:Hulumton organizmat e gjetur në një habitat specifik (oborr shkolle, park qyteti, kënetë, lum, pyll, livadh, etj.,) dhe i klasifikon organizmat sipas sistemit të klasifikimit.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës:II. 7; III. 3; III. 7; III. 8; IV. 4; IV. 7.Rezultatet e fushës së kurrikulës:Përshkruan dhe sqaron rritjen dhe mbijetesën e qenieve të gjalla pavarësisht nga kushtet e mjedisit, qëndrueshmërisë të ekosistemeve, ndërtimi dhe funksioni i sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturat dhe proceset e përfshira në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriut.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Punë praktikeTë zbulojmë lidhjet ushqimore në pyllin, lulishten ose kopshtin pranë zonës sonë të banimit.Fjalët kyçe: metodat hulumtueseRezultatet e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- zbulon gjallesat në zonën e shkollës;- zhvillon punën praktike në zonën e shkollës duke evidentuar rrjetat dhe zinxhirët ushqimorë;- shpjegon lidhjen dhe varësinë e gjallesave nga njëra-tjetra.Kriteret e suksesit:Veço duke i ndarë dhe emërtuar gjallesat gjatë punës praktike në zonën e shkollës.Formo zinxhirët ushqimorë të dalë nga puna praktike dhe materiali i mbledhur në zonën e shkollës. Trego lidhjen dhe varësinë e gjallesave nga njëra-tjetra me organizmat e vrojtuar në zonën e shkollës.Burimet: Natyra (zona e shkollës)Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: fletore e shënimeve, laps, gota me kapak, aparat fotografik, rrjetat kapëse me shkop për insektet, lupë.Lidhja me lëndët e tjera mësimore: Gjeografi, MatematikëÇështjet ndërkurrikulare: Arsimi për zhvillim të qëndrueshëmPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREMësuesi/ja në orën paraprake së bashku me nxënësit/et përpilon një listë të mjeteve të nevojshme për punën praktike që ata do ta zhvillojnë në zonën e shkollës.Lista e mjeteve: fletore e shënimeve, laps, gota me kapak, aparat fotografik, rrjetat kapëse me shkop për insektet, lupë.
                                
   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118