Page 115 - Demo
P. 115
Biolgjia 6113Hapi 1Mësuesi/ja cakton zonën e shkollës për punën praktike që do ta zhvillohet, duke pasur parasysh edhe sigurinë e nxënësve gjatë punës praktike.Hapi 2Mësuesi/ja cakton zonën hulumtuese dhe sigurohet që janë marrë të gjitha mjetet e caktuara në listën e mjeteve. Ndan nxënësit/et në grupe dhe cakton detyrat e grupeve.Grupi 1- Grumbullon gjallesat pa shtyllë kurrizore (krimbat, insektet, merimangat etj.) Grupi 2- Identifikon dhe përshkruan gjallesat me shtyllë kurrizore.Grupi 3- Fotografon zogjtë ose gjallesat tjera.Grupi 4- Mbledhin pjesët e bimëve barishtore, shkurrore dhe drunore. Grupi 5- Vrojtojnë me lupë dheun dhe bimësinë.Grupi 6- Emërton gjallesat e grumbulluara të grupit 1 dhe 2, si dhe formon zinxhirët ushqimorë.Hapi 3Diskutohet rreth punës praktike të kryer në grupet, materialeve të grumbulluara.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësojnë punën në grupe.Mësuesi/ja vlerëson sigurimin e mjeteve të caktuara, materialin e mbledhur, bashkëpunimin në grupe dhe saktësisë të kryerjes së punës praktike.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPërgatitni fletëpalosje me temën: “Planeti im, më i shëndetshëm dhe i gjelbëruar”

