Page 117 - Demo
P. 117
Biolgjia 6115Grupi 3 - Faktorët abiotikë që ndikojnë në jetën e gjallesave dhe rregullat e formimit të ekosistemeve artificiale.Grupi 4 - Specifikimi i gjallesave që jetojnë në këto bioma. Grupi 5 - Baraspeshat natyrore.Grupi 6 - Ndryshimet dhe ngjashmëritë midis biomave të planetit tonë.Hapi 2Kërkojmë nga nxënësit/et që të bëjnë kërkime në internet rreth këtyre temave. Këto kërkime mund të plotësohen edhe me informacione nga enciklopeditë e ndryshme shkencore. Informatat e mbledhura të kenë një renditje logjike. Materiali i mbledhur përgatitet në forma të ndryshme (Powerpoint, hamer, harta, postera, paraqitje skematike etj.) për prezantim.Hapi 3Fillon prezantimi i punimeve. Gjatë prezantimeve hapet diskutimi rreth mënyrës së paraqitjes së këtyre informacioneve. Bëhet vlerësimi.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësojnë prezantimet e paraqitura.Mësuesi/ja vlerëson bashkëpunimin gjatë punës kërkimore, lidhjen logjike të informacioneve, mënyrën e prezantimit të temave dhe projektin në tërësi.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURTë plotësohen informatat me shembujt nga shteti ynë.

