Page 118 - Demo
P. 118


                                    Libër për mësuesin/en116ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:Shkencat e natyrësLënda:BiologjiShkalla e kurrikulës:IIIKlasa:VITema: Qeniet e gjalla dhe mjedisi jetësor Rezultati i të nxënit të temës:Jep shembuj të ndikimit të njeriut në mjedis (pozitiv dhe negativ). Ndikimi pozitiv: për shembull, ruajtjakonservim i biodiverstetit, pyllëzimi; Ndikimi negativ: p.sh., zvogëlimi i resurseve natyrore, shpyllëzimi, ndotja (tokë/ujë/ajër), ngrohja globale.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës: I. 2; I. 4; II. 6; III. 5; III. 7.Rezultatet e fushës së kurrikulës:Përshkruan dhe sqaron rritjen dhe mbijetesën e qenieve të gjalla pavarësisht nga kushtet të mjedisit, qëndrueshmërinë e ekosistemeve, ndërtimin dhe funksionin e sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturat dhe proceset e përfshira në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriut.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: NdotjaFjalët kyçe: njeriu, ndotja, uji, ajri, ngrohja, globale, shiu acidik.Rezultatet e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- definon termin ndotje në mënyrë verbale;- shpjegon mënyrën e ndotjes së ujit dhe ajrit dhe ndikimit të tyre në qeniet e gjalla;- paraqet në mënyrë grafike njohuritë e fituara rreth ndotjes.Kriteret e suksesit:Përkufizo me fjalë tuaja kuptimin e termit ndotje.Sqaro ndotjen e ajrit dhe ujit si rezultat i ndotësve të ajrit dhe ndotësve të ujit. Krijo hartën e mendimeve lidhur me ndotjen dhe ndotësit e ujit, ajrit.Burimet: teksti i nxënësitLidhja me lëndët tjera mësimore: Gjuhë shqipe, KimiÇështjet ndërkurrikulare: Arsimim për zhvillim të qëndrueshëmPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREHapi 1Mësuesi/ja parashtron para nxënësve pyetjen:Ç’kuptoni me ndotje? Informacionet e nxënësve shënohen në tabelë.Dalim në përfundim se hedhja e sendeve të dëmshme në mjedis quhet ndotje. Faktori kryesor indotjes është njeriu.
                                
   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122