Page 119 - Demo
P. 119


                                    Biolgjia 6117Hapi 2Kërkojmë nga nxënësit/et që të formojnë në fletore një tabelë me dy shtylla. Në anën e majtë të tabelës, shënojmë pyetjet rreth mësimit, kurse në të djathtë do t’i shënojnë përgjigjet pasi të lexojnë mësimin. Njëkohësisht dhe mësuesi/ja i shënon këto pyetje në tabelë.Nxënësit/et lexojnë mësimin duke pasur parasysh pyetjet dhe gjetjen e përgjigjeve në to.Një nxënës/e në mënyrë vullnetare lexon pyetjen e parë dhe dëgjon përgjigjet nga të tjerët ku në fund, ai/ajo lexon përgjigjen e tij. Mësuesi/ja jep sqarime shtesë sipas nevojës. Ecuria e punës është e njëjtë dhe për pyetjet e tjera të radhës. Mësuesi/ja këto përgjigje i paraqet në tabelë para klasës.Hapi 3Nxënësit/et në dyshe plotësojnë hartën e mendimeve rreth njohurive të marra për ndotje.Harta e mendimeve diskutohet brenda grupit dhe plotësohet sipas rastit nga dyshja tjetër.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë dhënies së informacioneve, përgjigjeve dhe plotësimit të hartës së mendimeve.Mësuesi/ja vlerëson informacionet e dhëna, saktësinë e përgjigjeve, degëzimin dhe lidhshmërinëe ideve rreth ndotjes në hartën e mendimeve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURTë punohet veprimtaria e dhënë në tekst, duke krahasuar ndikimin e ujit të pastër dhe ujit acidik në rritjen e filizave.
                                
   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123