Page 120 - Demo
P. 120
Libër për mësuesin/en118ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:Shkencat e natyrësLënda:BiologjiShkalla e kurrikulës:IIIKlasa:VITema: Qeniet e gjalla dhe mjedisi jetësor Rezultati i të nxënit të temës:Hulumton dhe shpjegon shkaqet dhe pasojat e ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës në mjedisin e drejtpërdrejtë të tij.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës: I. 2; I. 4; II. 6; III. 3.Rezultatet e fushës së kurrikulës:Përshkruan dhe sqaron rritjen dhe mbijetesën e qenieve të gjalla pavarësisht nga kushtet të mjedisit, qëndrueshmërinë e ekosistemeve, ndërtimin dhe funksionin e sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturat dhe proceset e përfshira në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriut.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Njerëzit dhe zinxhirët ushqimorëFjalët kyçe: mbrojtja, veprimtaria e njeriut, dëmtimet.Rezultatet e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- tregon ç’di për kujdesin dhe mbrojtjen e gjallesave nga njeriu gjatë ushtrimit të veprimtarive të tyre jetësore;- kategorizon informatat për kujdesin dhe dëmtimet e bëra në zinxhirët ushqimorë dikur dhe sot gjatë veprimtarive jetësore të njeriut;- krahason këto dy veprime kujdesin dhe dëmtimet e bëra në zinxhirët ushqimorë gjatë ushtrimit të veprimtarive jetësore dikur dhe sot.Kriteret e suksesit:Shpreh së paku 1-2 mendime për kujdesin dhe mbrojtjen e natyrës dhe gjallesave gjatë ushtrimit të veprimtarive jetësore dikur dhe sot.Radhit informatat sipas 4 kategorive, për të treguar kujdesin dhe dëmtimet e bëra në zinxhirët ushqimorë gjatë ushtrimit të veprimtarive jetësore të njeriut dikur dhe sot.Dallo vetitë e përbashkëta dhe të veçanta gjatë kujdesit dhe dëmtimeve të shkaktuara gjatë veprimit të njeriut dikur dhe sot në zinxhirin ushqimor.Burimet: teksti i nxënësitLidhja me lëndët e tjera mësimore: Histori, Gjeografi, Gjuhë shqipeÇështjet ndërkurrikulare: Arsimi për zhvillim të qëndrueshëmPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE

