Page 121 - Demo
P. 121


                                    Biolgjia 6119Hapi 1Mësuesi/ja shtron pyetjen: Si mendoni, a janë kujdesur njerëzit për mbrojtjen e hapësirave natyrore dhe gjallesave në kohërat e lashta? Nxënësit/et japin informacione, të cilat shënohen në tabelë.Hapi 2Kërkon nga nxënësit/et që të lexojnë materialin mësimor në heshtje, duke vendosur disa shenja (, -, +,?) me anë të cilave kontrollojnë njohuritë e tyre. Nxënësit/et punojnë individualisht në vënien e shenjave në tekstin e lexuar. Brenda grupit diskutohen informacionet e ndara sipas shenjave, duke e plotësuar njëritjetrin rreth informacioneve të paqarta dhe me informatat e dala nga grupi plotësohet tabela.Në fund, nxënësit/et paraqesin para klasës tabelën e plotësuar. Diskutohen informatat e prezantuar në tabelë. Mësuesi/ja plotëson dhe sqaron sipas rastit.Hapi 3Mësuesi/ja ndan nxënësit/et në grupe dhe kërkon të bëjnë krahasimin e ndikimit të veprimtarive njerëzore në zinxhirët ushqimorë dikur dhe sot.Nxënësit/et plotësojnë duke i veçuar si veti të veçanta dhe të përbashkëta disa veprime të ndikimit të veprimtarive njerëzore në ekosisteme, zinxhirët ushqimorë dikur dhe sot.Nxënësit/et shkëmbejnë fletoret në dyshe ku vlerësojnë krahasimin e njërit-tjetrit. Dy-tre/i nxënës/e lexojnë krahasimin para klasës.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësojnë njeri-tjetrin për bashkëpunimin, zgjedhjen e informatave gjatë plotësimit të tabelës dhe diagramit.Mësuesi/ja vlerëson njohuritë e nxënësve lidhur me kujdesin dhe dëmtimin e bimëve dhe kafshëve nga njeriu, gjatë veprimtarive jetësore në zinxhirët ushqimorë, dikur dhe sot.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPyetjet dhe detyrat
                                
   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125