Page 122 - Demo
P. 122
Libër për mësuesin/en120ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:Shkencat e natyrësLënda:BiologjiShkalla e kurrikulës:IIIKlasa:VITema: Qeniet e gjalla dhe mjedisi jetësor Rezultati i të nxënit të temës:Jep shembuj të ndikimit të njeriut në mjedis (pozitiv dhe negativ). Ndikimi pozitiv: p.sh., ruajtjakonservim i biodiverstetit, pyllëzimi; Ndikimi negativ: p.sh., zvogëlimi i resurseve natyrore, shpyllëzimi, ndotja (tokë/ujë/ajër), ngrohja globale.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës:I. 4; II. 7; III. 5; III. 7.Rezultatet e fushës së kurrikulës:Përshkruan dhe sqaron rritjen dhe mbijetesën e qenieve të gjalla pavarësisht nga kushtet e mjedisit, qëndrueshmërinë e ekosistemeve, ndërtimin dhe funksionin e sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturat dhe proceset e përfshira në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriut.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Ruajtja e mjedisitFjalët kyçe: mjedis, ndotje mbrojtje, ruajtje, habitatRezultatet e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- tregon ç’di për mbrojtjen dhe kujdesin ndaj mjedisit;- parashtron pyetje vetes rreth mbrojtjes dhe kujdesit ndaj mjedisit;- organizon mendimet e veta në formë të shkruar për temën e dhënë.Kriteret e suksesit:Rendit së paku 3-4 informata rreth mbrojtjes dhe kujdesit ndaj mjedisit.Formulo së paku dy pyetje të niveleve të ndryshme lidhur me mbrojtjen dhe kujdesin ndaj mjedisit. Shkruaj mendimin tënd për pyetjen/temën e dhënë.Burimet: teksti i nxënësitLidhja me lëndët e tjera mësimore: Kimi, Gjeografi, Gjuhë shqipe.Çështjet ndërkurrikulare: Arsimi për zhvillim të qëndrueshëmPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREHapi 1Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit/et të përgjigjen në pyetjen e parashtruar:- Çfarë dini rreth ruajtjes të mjedisit?Informacionet e nxënësve shënohen në shtyllën e parë të tabelës së paraqitur:

