Page 125 - Demo
P. 125
Biolgjia 6123Hapi 1Mësuesi/ja hap një bisedë me nxënësit/et rreth pyetjes:A vëreni ndryshime në trupin tuaj, krahasuar me vitin e kaluar? Informacionet e nxënësve shënohen në tabelë.Hapi 2Mësuesi/ja sqaron se këto ndryshime i takojnë fazës së pubertetit. Pastaj shtron pyetjen: Çfarë kuptoni me pubertet?Duke i drejtuar nxënësit, dalim në përfundim se puberteti është proces i ndryshimeve fizike, emocionale nëpër të cilin kalojnë gjithë njerëzit.Shqyrtojmë me nxënësit/et pyetjen:Si mendoni, a e përjetojnë të gjithë njësoj kalimin nga faza e fëmijërisë në atë të pubertetit? Gjatë shqyrtimit të përbashkët dalim në përfundim që ky kalim është i veçantë për çdo njeri.Si mendoni, kur fillon puberteti te vajzat, djemtë dhe cilat janë ndryshimet që ato/ata pësojnë? A i keni ndarë këto shqetësime me prindërit ose me ndonjë shokun ose shoqen tuaj?Dalim në përfundim që te vajzat, mosha e fillimit të pubertetit është 8-13 vjeç, ndërsa te djemtë 10-16 vjeç.Tregohen ndryshimet fizike që ndodhin tek ata gjatë pubertetit, të shoqëruara dhe me fotografi në tekst.Në përgjithësi, puberteti është një periudhë “e pakëndshme”, sepse ndryshimet që shkaktohen nëtrup nga hormonet janë të shumta.Hapi 3Nxënësit/et i paraqesin këto ndryshime fizike me anë të diagramit të Venit.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë përgjigjeve, si dhe gjatë punës individuale në fund. Mësuesi/ja vlerëson përgjigjet e nxënësve gjatë shqyrtimit si dhe krahasimin e ndryshimeve fizike gjatë pubertetit te vajzat dhe djemtë.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPyetjet dhe detyrat

