Page 127 - Demo
P. 127


                                    Biolgjia 6125- Ç’kuptoni me termin abuzim?- A identifikuat ndonjë situatë ku jeni gjetur ju apo shoku/shoqja juaj?- Nëse po, e keni biseduar për këtë? E keni denoncuar abuzuesin?- A kanë pasoja fëmijët e abuzuar seksualisht? Si ndihen ata?Nga biseda del se abuzimi seksual i fëmijës është përfshirja e një fëmije në një aktivitet seksual, për të cilin fëmija nuk është i përgatitur fizikisht dhe është i/e paaftë të japë miratimin, duke shkelur ligjet dhe tabutë sociale të shoqërisë.Fëmijët e abuzuar seksualisht kanë pasoja të mëdha fizike dhe emocionale, të cilat ndikojnë edhe në fazat e mëvonshme të jetës. Fëmija i abuzuar seksualisht ndihet i frikësuar, i shqetësuar ose në gjendje konfuze, ndihet i turpëruar dhe fajëson veten. Nuk janë të gatshëm të denoncojnë abuzuesin.Hapi 2Mësuesi/ja fton nxënësit të diskutojnë rreth bisedës telefonike të lexuar nga ana e tij/saj:- Si mendoni, a mund të themi se edhe kontakti jo i drejtpërdrejtë paraqet abuzim seksual?- Si do të kishit vepruar ju në vend të Violës?- Si mendoni ju, cilët individ munden t’i dalin në ndihmë Violës? Po juve, sikur të gjendeshit në raste të tilla?Nga diskutimi me nxënësit dalin këto përfundime:Edhe kontakti jo i drejtpërdrejtë, si ngacmim me telefon, fotot e pahijshme në kompjuter apo ngacmimet seksuale online janë abuzime seksuale me pasoja emocionale, mendore. Prindërit, mësuesit, psikologët, mjekët dhe punonjësit që të mbrojnë të drejtat e fëmijëve.Hapi 3Nxënësit duhet të shkruajnë përgjigjen në fletore.- Si munden të ulin përqindjen e abuzimeve të fëmijëve, prindërit?Disa nxënës të përzgjedhur me anë të lapsave lexojnë shkrimet e tyre dhe mësuesi/ja bën një përmbledhje:Prindërit duhen të jenë të kujdesshëm dhe të informuar me kë shoqërohet fëmija i tyre.Duhet të inkurajojnë fëmijët në biseda të hapura me ta rreth ndodhive në shkollë apo jashtë saj. Kontrollojnë faqet e rrjeteve sociale që përdorin fëmijët dhe mësojnë fëmijën si të mbrohet në raste të tilla.Hapi 4Nxënësit/et kontrollojnë njohuritë e tyre me anë të një mini testi.Testo veten:Shënoni (V) nëse thënia është e vërtetë, ose (G) nëse është e gabuar.• Abuzimi seksual me fëmijët ka pasoja fizike dhe emocionale tek ata. • Fëmijët nuk janë të gatshëm për të denoncuar abuzuesit. VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë paraqitjes së njohurive rreth abuzimeve të ndryshme fizike.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPyetjet dhe detyrat
                                
   121   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131