Page 129 - Demo
P. 129
Biolgjia 6127Hapi 1. Arsimtari/ja hap një bisedë me nxënës/e rreth pyetjeve:-Çfarë kuptoni me higjienë? -A kujdeseni edhe ju për trupin tuaj?Nga biseda del që higjienë do të thotë rregulla për një shëndet më të mirë, që largojnë bakteriet dhe viruset prej trupit tonë.-Higjiena personale përfshin higjienën e trupit, të duarve, të kokës, të këmbëve, të gojës.Hapi 2. Formojmë 5 grupe të nxënësve ku secilit grup përzgjedh nje etiketë me mbajtjen e higjienes të pjesën e caktuar të trupit:- higjienën e trupit; të duarve; të kokës; të këmbëve; të gojës. Hapi 3. Përfaqësuesi/ja i/e çdo grupi paraqet para klasës mënyrën e mbajtjes së higjienës të pjesës të caktuar të trupit duke bërë një demonstrim të thjeshtë. Hapi 4. Nxënësit/et kontrollojnë njohuritë e tyre me anë të një minitesti.Testo veten:Shënoni (V) nëse thënia është e vërtetë, ose (G) nëse është e gabuar.Higjienë do të thotë rregulla për një shëndet më të mirë.______Higjiena personale përfshinë vetëm higjienën e trupit.________VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë paraqitjes së njohurive rreth higjienës personale dhe demonstrimin e saj.Arsimtari/ja vlerëson njohuritë e nxënësve rreth higjienës personale dhe hapave të mirëmbajtjes së saj.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPyetje dhe detyra

