Page 24 - Demo
P. 24
Libër për mësuesin/en22Tema 2 –Shëndeti sjelljet dhe emocionet e njeriutI. Komunikues efektivI.2 Dëgjon në mënyrë aktive pyetjet dhe komentet e bëra nga të tjerët për temën e prezantuar të fushës së caktuar, duke u paraqitur nëpërmjet pyetjeve, komenteve, sqarimeve dhe propozimeve.I.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II. Mendimtar kreativ dhe kritikII.6 Interpreton rregullat e zhvillimit të një procesi natyror apo shoqëror, duke e ilustruar atë me shembuj konkretë, si: ilustrim, skicë ose me shkrim.III. Nxënës i suksesshëmIII.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.III.5 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.III.8 Menaxhon emocionet dhe ndjenjat, kohën, shfrytëzimin e materialeve, mjetet që ka gjatë kryerjes së një detyre/aktiviteti, vepre arti (në klasë/shkollë apo gjetiu).V. Individ i shëndoshëV.7 Kërkon ndihmë/këshillë pa hezitim nga personat dhe shërbimet përkatëse për përkrahje a mbështetje në situata të supozuara si potencialisht të rrezikshme në të cilat cenohet shëndeti fizik dhe mendor.V.9 Përshkruan ndryshimet fizike, psikike dhe emocionale të fazës së pubertetit duke paraqitur fakte për ndikimin e tyre në mënyrën (stilin) e jetesës.VI. Qytetar i përgjegjshëmVI.4 Shfaq mirëkuptim për personat të cilëve u është shkelur ndonjë e drejtë, duke ilustruar me shembuj nga jeta e përditshme nga mediat, të dhënat historike, personazhet nga romanet që ka lexuar apo nga filmat që ka parë në mënyrë që të mos përsëriten më.Rezultatet e të nxënit të fushës kurrikulare të shkallës që synohen të arrihen përmes shtjellimit të temës/ve: Përshkruan dhe sqaron rritjen dhe mbijetesën e qenieve të gjalla varësisht nga kushtet të mjedisit, qëndrueshmërinë e ekosistemeve, ndërtimin dhe funksionin e sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturat dhe proceset e involvuara në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriut.

