Page 29 - Demo
P. 29


                                    Biolgjia 627dhe mësuesi/ja bën zgjedhjen e 4 stilolapsave. Nxënësve që u takojnë stilolapsat bëjnë tërheqjen e etiketës me emërtimin lëndor dhe vendosen në njërën shtyllë.Mësuesi/ja hap diskutimin mbi vendosjen e etiketave në shtyllat përkatëse.Në fund, bën përmbledhjen duke sqaruar saktësisht përkatësinë e biologjisë si lëndë e shkencavenatyrore.Hapi 2Ftohen nxënësit të plotësojnë hartën e mendimeve të paraqitur në tabelë, duke shënuar metodat shkencore për studimin e biologjisë që njohin.Mësuesi/ja në fund sqaron radhitjen e këtyre metodave shkencore të studimit të biologjisë duke e ruajtur rrjedhjen logjike të saj: vëzhgimi - marrja e informacioneve; pyetja - identifikojnë problemin; hipoteza - mundësi apo një mendim për të shpjeguar pse ndodh ky ose ai proces; eksperiment - krijon bindje mbi vërtetësinë e hipotezës; teoria - shpjegimi mbi përfundimet e arritura; dhe ligji - përmbledhje e shkurtër dhe e saktë e informacionit të grumbulluar.Hapi 3Mësuesi/ja ndan nxënësit në grupe të emërtuara me numra nga 1-6 dhe çdo grupi i shpërndan tekstin:Biologët kanë studiuar dy lloje të specieve: gaforren (regna saltatore), që në këtë rast paraqitet si gjahtari kundrejt gjahut, si dhe llojin e mizës me flatra të vijëzuara (rhagoletis zephyria) duke pasur parasysh se kur egërsohet ky lloj i mizës i ngjason gaforres së lartpërmendur dhe i kundërpërgjigjen.Paraqesim para nxënësve detyrën me shkrim: në dy enë qelqi të mbyllur kemi gaforre dhe miza. Ena 1 ka një gaforre dhe dy miza me flatra të vijëzuara (ragoletis zephyri). Ena 2 ka një gaforre dhe dy miza të shtëpisë.Po të kemi mundësinë e vëzhgimit do të shohim se mizës (rhagoletis zephyria) mbi flatra i pasqyrohen njolla e vijëzime që imitojnë këmbët e gaforres. Duke u bazuar në këto të dhëna, cili grup ka mundësinë më të madhe (probabilitetin) për të mbijetuar?Grupeve iu caktojmë 2 detyra të ndryshme.Grupet teke (1, 3, 5): Nxirrni një hipotezë mbi probabilitetin e grupit mbijetues në detyrën edhënë dhe arsyetoni hipotezën.Grupet çifte (2, 4, 6): Nxirrni një teori mbi probabilitetin e grupit mbijetues në detyrën e dhënëdhe argumentoni teorinë.Çdo grup paraqet para klasës zgjidhjen e detyrës së kërkuar. Nxënësit vlerësojnë komentet e bëra. Në fund, mësuesi/ja përmbledh dhe hedh hipotezën dhe teorinë e duhur.
                                
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33