Page 30 - Demo
P. 30


                                    Libër për mësuesin/en28Hapi 4Mësuesi/ja iu shpërndan pakon e përgatitur të fishave me metodat e studimit në biologji nxënësve në grupet ekzistuese.Në fisha janë dhënë situatat e ndryshme ku ata duhet të specifikojnë metodat shkencore të studimit në biologji duke i radhitur ato sipas një vije logjike. Fishat përzihen kur të dorëzohen në grupe. Fishat janë:1- Në prani të mizave, gaforret kundërpërgjigjen me lëvizje dhe anasjelltas. (vëzhgim) 2- Çfarë funksioni ka lëvizja e flatrave? (pyetja)3- Lëvizja e flatrave dhe vijëzimet mbi to rritin probabilitetin e mbijetesës së mizave. (hipoteza) 4- Nxirr numrin përfundimtar të mizave me flatra të vijëzuara dhe ato të shtëpisë në praktikë. (eksperimenti) 5- Numri i mizave me flatra të vijëzuar është i njëjtë, kurse i atyre të shtëpisë është 0. (teoria)6- Modifikimi i mizës probabiliteti i mbijetesës. (ligji)Çdo përfaqësues i grupit komenton një radhitje të caktuar të fishës, duke zbatuar radhitjen logjike të metodave shkencore të studimit në biologji.Nxënësit vlerësojnë komentet e shokëve, kurse mësuesi/ja bën përmbledhjen duke sqaruar saktësisht radhitjen e fishave.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë diskutimit dhe komentimin të metodave shkencore në biologji. Mësuesi/ja vlerëson qëndrimet dhe radhitjen logjike të metodave shkencore në biologji duke mbajtur shënime.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURVëzhgo një insekt në natyrë dhe nxirr një hipotezë lidhur me ndonjë karakteristikë të tij.
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34