Page 31 - Demo
P. 31


                                    Biolgjia 629ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:Shkencat e natyrësLënda:BiologjiShkalla e kurrikulës:IIIKlasa:VITema: Biodiversiteti Rezultati i të nxënit të temës: Identifikon rregullat themelore të emërtimit, klasifikimit dhe kategoritë taksonomike të qenieve të gjalla.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës: I. 2; I. 4; III. 1; III. 3; III. 5Rezultatet e fushës së kurrikulës:Përshkruan dhe sqaron rritjen dhe mbijetesën e qenieve të gjalla në varësi të kushteve të mjedisit, qëndrueshmërisë të ekosistemeve, ndërtimit dhe funksionit të sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturave dhe proceseve të përfshira në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriut.Njësia mësimore: Veçoritë e gjallesaveFjalët kyçe: Gjallesë, jogjallesëRezultatet e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- emërton pjesët e mikroskopit duke treguar vendndodhjen e tyre;- tregon përdorimin e mikroskopit dhe funksionin e tij gjatë vrojtimit;- nxjerr rregullat për punën në laborator apo klasë gjatë punës eksperimentale.Kriteret e suksesit:Gjej 6 pjesët e mikroskopit duke treguar funksionin e tij/saj. Shpjego funksionin e mikroskopit gjatë vrojtimit.Vendos së paku 5-6 rregulla për punën në laborator apo në klasë gjatë punës eksperimentale.Burimet: Teksti i nxënësitMjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Lidhja me lëndët e tjera mësimore: Gjuhë shqipe, KimiÇështjet ndërkurrikulare: Arsimim për zhvillim të qëndrueshëmPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREPërzgjidhen në mënyrë rastësore tre nxënës, të cilët kryejnë detyrën e pavarur. Kërkohet nëse ndonjëri prej tyre ka shtuar si hipotezë “A është insekti në fjalë gjallesë e gjallë?”.Hapi 1Mësuesi/ja fton nxënësit që të rikujtojnë njohuritë ekzistuese nëpërmjet drejtimit të pyetjeve dhe diskutimit të tyre.Pyetja: Vrojto përreth ambientin ku gjendeni dhe veço gjallesat (qeniet e gjalla) dhe jogjallesat. Cila veti dalluese i dallon ato? Arsyeto!Mësuesi/ja nga informacionet e mara bën përmbledhjen e tyre dhe veçon: gjallesat kanë të përbashkët atë që quajmë “jetë”.
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35