Page 32 - Demo
P. 32
Libër për mësuesin/en30Hapi 2Mësuesi/ja paraqet fotografitë ku nxënësit/et veçojnë shtatë veçoritë e përbashkëta të gjallesave. Detyra jepet të punohet në grupe (1-6) dhe përzgjedhja e grupeve prezantuese do të bëhet me anë të hedhjes së zarit. Nxënësit/et prezantojnë punën në grup. Pas prezantimeve, mësuesi/ja liston në tabelë veçoritë e dala nga puna e grupeve. Mësuesi/ja në fund shënon shtatë veçoritë e përbashkëta sipas vijës logjike duke i plotësuar ato.1- Gjallesat janë të organizuara (qelizë, inde, organe apo sisteme).2- Gjallesat dallohen nga jogjallesat (mbajnë konstante strukturën dhe funksionin edhe pse kushtet në mjedis ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme. Jogjallesa ndryshon formën, vëllimin, masën.). 3- Gjallesat rriten e zhvillohen (embrioni bimorë i vogël rritet derisa bëhet bimë, bebja rritet gjersa bëhet një njëri i rritur, kurse jogjallesat nuk munden të rriten shtojnë vëllim masën e tyre). 4- Gjallesat shkëmbejnë energji me mjedisin (njerëzit ushqehen, marrin energji nga mjedisi dhe e kthejnë atë energji duke punuar).5- Gjallesat iu përgjigjen ngacmimeve të mjedisit (kur prekim një sipërfaqe të ngrohtë, bëjmë tërheqjen e dorës).6- Gjallesat i përshtaten ambientit në të cilin jetojnë (kameleoni ndryshon ngjyrën sipas ambientit). 7- Gjallesat në dallim nga jogjallesat kanë aftësi të riprodhohen (krijohen pasardhësit).Hapi 3Mësuesi/ja në fund kërkon nga nxënësit që të shënojnë një ese me temën: Gjallesat dhe jogjallesat janë të lidhura dhe bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.Kriteret e eses: Eseja të ketë së paku 15 rreshta; së paku dy bashkëpunime mes të gjallesave dhe jogjallesave; të shënohen së paku 5-6 veçori të gjallesave; koha për këtë aktivitet do të jetë 10 minuta.Në fund, nxënësit/et vlerësojnë njëri-tjetrin me anë të teknikës dy yje dhe një dëshirë (dy veti të mira dhe një këshillë).Vlerësimi i nxënësveNxënësit/et vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë diskutimeve dhe saktësinë e materialit të prezantimit, shkrimit të esesë.Mësuesi/ja vlerëson pjesëmarrjen në diskutim, bashkëpunimin në grupe, saktësinë nga ana shkencore, plotësimin e kritereve të esesë.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë diskutimeve, saktësisë të materialit të prezantimit, shkrimittë esesë.Mësuesi/ja vlerëson pjesëmarrjen në diskutim, bashkëpunimin në grupe, saktësinë nga ana shkencore, plotësimin e kritereve të esesë.

