Page 34 - Demo
P. 34


                                    Libër për mësuesin/en32Rezultatet e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- përpilon fjalinë që qeliza është karakteristikë dalluese e gjallesave;- dallon duke krahasuar qelizat prokariote dhe eukariote me anë të fotografisë;- modelon qelizat prokariote dhe eukariote duke specifikuar vetitë dalluese.Kriteret e suksesit:Përkufizo qelizën si karakteristikë dalluese të gjallesave me anë të fjalisë. Krahaso qelizën prokariote dhe eukariote duke specifikuar strukturat e tyre. Projekto strukturat e qelizave prokariote dhe eukariote.Burimet: Teksti i nxënësitMjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Fotografitë, plastelina me ngjyrëLidhja me lëndët e tjera mësimore: Gjuhë shqipe, ArteÇështjet ndërkurrikulare: Arsimi për zhvillim të qëndrueshëmPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREHapi 1Mësuesi/ja shkruan disa terma në tabelë:Qeliza, gjallesat karakteristike, dallon, që, nga, jogjallesat, tjetër, është; dhe kërkon nga nxënësit të punojnë në dyshe për të gjetur lidhjen mes këtyre fjalëve. Ata ndërtojnë fjalinë e saktë nga ana shkencore. Vendosen lapsat në bankë dhe mësuesi/ja zgjedhin disa dyshe me anë të lapsave. Nxënësit lexojnë fjalinë dhe diskutohen.Hapi 2Mësuesi/ja shfaq para nxënëseve një fotografi ku shohin një qelizë bakteriale dhe një qelizë bimore. Ai/ajo kërkon nga nxënësit/et të vëzhgojnë me kujdes e më pas t’i përgjigjen pyetjeve:- Çfarë po vëreni në figurat e prezantuara?- Trego pjesët e përbashkëta të fotografisë 1 dhe 2.- Specifiko vetitë dalluese te bërthamat e figurave të prezantuara 1-2.Hapi 3Nxënësit/et ndahen në grupe dhe iu shpërndahen fotografitë e qelizave me forma dhe madhësi të ndryshme. Kërkohet prej tyre që në grupe të përshkruajnë formën dhe madhësinë e saj. Mësuesi/ja me anë të hedhjes së zarit bën përzgjedhjen e grupit prezantues. Përfaqësuesi/ja i çdo grupi prezanton punën e grupit. Nxënësit/et e tjerë parashtrojnë pyetje, të cilave do t’u përgjigjen edhe anëtarët e tjerë të grupit.Hapi 4Nxënësve të ndarë në grupe iu ndahen plastelina me ngjyra. Ata duhet të ndërtojnë qelizën prokariote ose qelizën eukariote. Duhet pasur gjithnjë kujdes në ndryshimet e strukturës qelizore të kërkuar nga mësuesi/ja.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit vlerësojnë përgjigjet, komentet, prezantimin dhe veprimtarinë.Mësuesi/ja vlerëson dallimin e gjallesave me jogjallesat me anë të termave paraprakë, vlerëson përgjigjet, komentet, bashkëpunimin në grupe dhe punën individuale gjatë veprimtarive praktike.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURSpecifiko disa qeliza me funksione të ndryshme duke përshkruar madhësinë e tyre.
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38