Page 35 - Demo
P. 35


                                    Biolgjia 633ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:Shkencat e natyrësLënda:BiologjiShkalla e kurrikulës:IIIKlasa:VITema: Biodiversiteti Rezultati i të nxënit të temës: Klasifikon qeniet e gjalla në grupet kryesore taksonomike.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës:II. 3; II. 6; III. 3; III. 8.Rezultatet e fushës së kurrikulës:Përshkruan dhe sqaron rritjen dhe mbijetesën e qenieve të gjalla varësisht nga kushtet e mjedisit, qëndrueshmërisë e ekosistemeve, ndërtimit dhe funksionit të sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturat dhe proceset e përfshira në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriut.Njësia mësimore: Punë eksperimentaleFjalët kyçe: Vrojtim, qelizë bimore, qelizë shtazoreRezultatet e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- identifikon hapat e realizimit të një hulumtimi shkencor;- zbaton hapat e një hulumtimi shkencor në mënyrë praktike;- raporton rezultatin e arritur gjatë një hulumtimi shkencor.Kriteret e suksesit:Veço hapat e një hulumtimit shkencor. Praktiko hapat gjatë një hulumtimit shkencor. Prezanto rezultatet e një hulumtimi shkencor.Burimet: Teksti i nxënësitMjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: mikroskop optik, qelqi special, qelqi mbulues, ujë, spatul druri, pikatore, tinkturë jodi.Lidhja me lëndët e tjera mësimore: FizikëÇështjet ndërkurrikulare: Arsimim për zhvillim të qëndrueshëmPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREHapi 1Mësuesi/ja sjell dhe i vendos të gjitha mjetet e nevojshme për kryerjen e eksperimenteve në tavolinën e vet. Mësuesi/ja ndan nxënësit/et në dy grupe dhe u shpërndan detyrën e shënuar në etiketë.
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39