Page 36 - Demo
P. 36
Libër për mësuesin/en34Grupi 1 ka për detyrë të punojnë një preparat të qelizës shtazore. Nxënësit/et e këtij grupi do të ndahen në katër nëngrupe:Nëngrupi i parë ka për detyrë të lexojë eksperimentin dhe të sjellë mjetet e nevojshme për kryerjen e eksperimentit.Nëngrupi i dytë lexon mënyrën e realizimit të eksperimentit. Nëngrupi i tretë punon preparatin (lamën).Nëngrupi i katërt shënon rezultatet përfundimtare që nxjerrin pas vrojtimit të çdo nxënësi dhe diskutimit në grup.Grupi 2 ka për detyrë të punojnë një preparat të qelizës bimore. Nxënësit/et e këtij grupi do të ndahen në katër nëngrupe:Nëngrupi i parë ka për detyrë të lexojë eksperimentin dhe të sjellë mjetet e nevojshme për kryerjen e eksperimentit.Nëngrupi i dytë lexon mënyrën e realizimit të eksperimentit. Nëngrupi i tretë punon preparatin (lamën).Nëngrupi i katërt shënon rezultatet përfundimtare që nxjerrin pas vrojtimit të çdo nxënësi/e dhe diskutimit në grup.Hapi 2Zgjidhet në grup nxënësi/ja raportues, i cili raporton rezultatin përfundimtar të grupit gjatë punës praktike, si dhe vështirësitë që ata hasën gjatë punës praktike.Hapi 3Mësuesi/ja shtron pyetjen: Cilët janë hapat për krijimin e preparatit? Pas prezantimit të nxënësvenxirren përfundimet.1- Vendoset mukoza ose copa e membranës së qepës në qelqin special. 2- Hidhet një pikë ujë dhe një pikë tinkturë jodi.3- Vendoset qelqi mbulues (lamela) mbi mukozën apo cipën e qepës butësisht dhe me kujdes, që mos të mbeten flluskat e ajrit.4- Preparati i përgatitur vrojtohet me mikroskop dhe vizatohen qelizat.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit vlerësojnë bashkëpunimin e shokëve/shoqeve në grupe dhe komentet e rezultateve të fituara. Mësuesi/ja vlerëson bashkëpunimin e nxënësve në grupe, angazhimin e tyre, punimin e saktë të preparatit sipas udhëzimeve të detyrës, raportimin e detyrës (eksperimentit) të përfunduar, si dhe bashkëpunimin e tyre në nxjerrjen e përfundimeve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNjohuritë e fituara i përmbledhim me anë të një poemthi prej pesë vargjesh.

