Page 37 - Demo
P. 37
Biolgjia 635ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:Shkencat e natyrësLënda:BiologjiShkalla e kurrikulës:IIIKlasa:VITema: Biodiversiteti Rezultati i të nxënit të temës: Përshkruan organizmin shkallëshkallë të sistemeve biologjike-ekologjike në natyrë në niveletë ndryshme: qeliza, indi, organi, sistemi i organeve, organizmin (individi), popullata, bashkësia jetësore ekosistemi dhe biosfera.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës:I. 2; II. 6; III. 3; III. 7.Rezultatet e fushës së kurrikulës:Përshkruan dhe sqaron rritjen dhe mbijetesën e qenieve të gjalla varësisht nga kushtet e mjedisit, qëndrueshmërisë e ekosistemeve, ndërtimit dhe funksionit të sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturat dhe proceset e përfshira në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriut.Njësia mësimore: Nga qeliza tek organizmi. Nivelet e organizimit të qelizaveFjalët kyçe: Organizëm njëqelizor, shumëqelizorë, qeliza, indet, organet, sistemet, organizmi.Rezultatet e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- krahason organizmat njëqelizorë dhe shumëqelizorë;- shqyrton ndërlidhjen e qelizave, indeve organeve, sistemeve në organizmat shumëqelizorë;- konstaton nivelet e organizimit të qelizave në organizmat shumëqelizorë.-Kriteret e suksesit:Dallo vetitë e veçanta dhe dalluese mes organizmave njëqelizorë dhe shumëqelizorë. Analizo ndërtimin e indeve, organeve, sistemeve të organeve dhe organizmave.Argumento me anë të lidhjeve e qelizave, indeve, organeve e sistemeve në krijimin e organizmaveshumëqelizorë.Burimet: Teksti i nxënësveMjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Lidhja me lëndët e tjera mësimore: Gjuhë shqipe, MatematikëÇështjet ndërkurrikulare: Arsimim për zhvillim të qëndrueshëm

