Page 38 - Demo
P. 38
Libër për mësuesin/en36PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREHapi 1Nxënësit/et punojnë në dyshe dhe krahasojnë organizmat njëqelizorë dhe ata shumëqelizorë. Ata/ato tregojnë vetitë e veçanta dhe të përbashkëta të tyre. Nxënësit/et komentojnë krahasimet.Hapi 2Mësuesi/ja së bashku më nxënësit/et shqyrtojnë ndërtimin e gjallesave shumëqelizore:A janë të gjitha qelizat në organizmat shumëqelizorë të njëjta? Çfarë ndryshon tek ato? Si mund ta paraqesim me anë të një barazimi formimin e indit, organit, sistemit dhe organizmit?Nxënësit shqyrtojnë dhe komentojnë duke dalë në përfundime se:Qelizat janë të specializuara, kanë formë e madhësi të ndryshme dhe lidhen me funksionin që kryejnë kurse qelizat me formë, madhësi dhe funksion të njëjtë krijojnë indin.(madhësi, formë, funksion i njëjtë) ⇒ Qeliza + Qeliza = Ind(indet e ndryshme) ⇒ Ind + Ind = Organ(punojnë së bashku) ⇒ Organ + Organ = Sistem(të ndryshme, punojnë së bashku) ⇒ Sistem + Sistem = OrganizëmHapi 3Kërkohet nga nxënësit/et që të punojnë në dyshe dhe të shënojnë shembuj të indeve, organeve esistemeve të trupit tonë.Shënimet e shkruara lexohen dhe komentohen.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit vlerësojnë komentet, diskutimet dhe shënimet e mbajtura.Mësuesi/ja vlerëson vetitë krahasuese të prezantuara nga nxënësit, paraqitjen e barazimeve të kërkuara, shënimin e prezantuar, bashkëpunimin në dyshe dhe në grup.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURVizato qelizat me forma të ndryshme dhe emërto sistemin që i përket.

