Page 40 - Demo
P. 40


                                    Libër për mësuesin/en38PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREHapi 1 Çdo grup ka realizuar paraprakisht një veprimtari studimore lidhur me mbledhjen e informacioneve rreth biotopit përkatës.Grupi 1 - pylli; grupi 2 - oqeani; grupi 3 - shkretëtira dhe grupi 4 - poli i veriut.Çdo grup, me anë të posterit, tregon mundësitë që ofron ai mjedis për jetën e të gjitha gjallesave që jetojnë aty (karakteristikat dhe përshtatshmërinë e tyre).Parashtrojmë pyetjen: Si mendoni, a ka raste që e njëjta gjallesë të përshtatet në habitate të ndryshme?Hapi 2Çdo grupi ekzistues (4 grupeve), mësuesi/ja iu cakton nga një nivel organizimi. Materiali mësimor lexohet nga nxënësit e të gjitha grupeve. Më pas, çdo grup përpilon nga tri pyetje për nivelin e caktuar të organizimit të gjallesave. Njëri grupi i parashtron pyetjet grupit tjetër, ku anëtarët e këtij grupi përgjigjen (p.sh. gr. 1-> gr. 2; gr. 2-> gr. 1; gr. 3 -> gr. 4; gr. 4 -> gr. 3).Mësuesi/ja në fund përmbledh informatat lidhur me nivelet e organizimit të gjallesave.Hapi 3Nxënësi/ja, individualisht, kryen një veprimtari. Përshkruan habitatet e gjallesave të paraqitura në foto, kushtet që secili habitat ia siguron gjallesës përkatëse, si dhe tregon se cilat nga gjallesat e dhëna jetojnë në më shumë se një habitat.Dy-tre/i nxënës/e paraqesin punën para klasës.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësojnë njëri-tjetrin sipas informacioneve për biotopin, pyetjeve, përshkrimit të kushteve. Mësuesi/ja vlerëson mbledhjen e informatave të paraqitura për biotopin, prezantimin e përshtatshmërisë dhe karakteristikat e gjallesave që jetojnë në habitate të ndryshme.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURShpjego me shkrim: A mund të jetoni ju në një habitat, i cili nuk është për ju p.sh., në një shkretëtirë apo në Polin e Veriut? Pse? Argumentoni përgjigjen.
                                
   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44