Page 42 - Demo
P. 42
Libër për mësuesin/en40Hapi 1Mësuesi/ja përgatit përzierjen (përzien 50 ml xhelatinë dhe e vlon për 5 minuta, pasi xhelatina të ftohet, lini shenjat e gishtërinjve të cilën e lë të qëndrojë 3-4 ditë).Mësuesi/ja ndan nxënësit/et në grupe dhe në çdo grup vendos, nga një kopshtore të pastër preparati ku ata/ato duhet të hedhin një pikë nga kjo përzierje dhe ta tretin me 2 ml ujë. Secili/a prej tyre merr 1 pikë nga kjo përzierje, e pikon mbi qelqin special dhe e mbulon me qelqin mbulues.Mësuesi/ja kërkon që nxënësit/et të vrojtojnë preparatin (nëse në shkolla kemi vetëm një mikroskop, nxënësit/et ftohen një nga një që të vrojtojnë preparatin).Nxënësit/et vizatojnë format e baktereve dhe shënojnë përfundimet e vrojtimit nga ky aktivitet në fletoret e tyre.Hapi 2Nxënësit/et punojnë preparatin e dytë (mësuesi/ja iu sjell në një gotë, ujë pellgu të ndenjur). Nxënësit/et pikojnë një pikë nga ky ujë në xhamin special, më pas vendoset xhami mbulues.Preparati i përgatitur vrojtohet nga nxënësit/et dhe vizatojnë format e tyre (algat e gjelbra dheprotozoarët) si dhe nxjerrin përfundimet e vrojtimit.Hapi 3Parashtrohen këto pyetje:1- Pse këto gjallesa nuk shihen me sy të lirë? Si mendoni se quhen ato? 2- Nëse krahasojmë preparatin 1-2, çfarë përfundimi mund të nxjerrim?Hapi 4Mësuesi/ja në bazë të përgjigjeve dhe rezultateve të dhëna nga nxënësit/et shpjegon ndarjen e gjallesave mikroskopike në grupin e monerëve dhe protistëve, si dhe prek 5 mbretëritë e gjallesave.Hapi 5Nxënësit plotësojnë tabelën e dhënë:Mikroorganizmat: Forma Ndërtimi LëvizjaMonerët (bakteret)Protozoarët (protistët)VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësojnë bashkëpunimin e tyre gjatë aktivitetit praktik, si dhe komentet dherezultatet e prezantuara.Mësuesi/ja vlerëson saktësinë dhe përshtatshmërinë e përfundimeve që kanë arritur si përgjigje ndaj pyetjeve të ngritura në fillim.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURÇfarë tregon ngjashmëria e strukturës qelizore te disa protozoarë (protistë)?

