Page 43 - Demo
P. 43


                                    Biolgjia 641ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VITema: Biodiversiteti Rezultati i të nxënit të temës:Klasifikon qeniet e gjalla në grupet kryesore taksonomikeRezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës:I.2;I.6; II.6; III.3; III.5Rezultatet e fushës së kurrikulës: Përshkruan organizmin shkallë-shkallë të sistemeve biologjike-ekologjike në natyrë në nivele të ndryshme: qeliza, indi, organi, sistemi i organeve, organizmin(individi), popullata, bashkësia jetësore ekosistemi dhe biosferaASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: 1.7 ProtistëtFjalët kyçe: Monerët, Protozoarët (protistët)Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore: 1.Përgatit preparatet me mjetet përkatëse.2.Nxjerr rezultatet përfundimtare në bazë të vrojtimit të preparateve.3.Paraqit tabelën e krahasimit të mikroorganizmave sipas disa tipareve.Kriteret e suksesit:1.Puno preparatet me mjetet e disponueshme.2.Shpjego përfundimet e dalluara nga krahasimi i preparatit 1-2.3.Plotëso tabelën e krahasimit të monerëve dhe protozoarëve me anë të tri tipareve.Burimet: Libri i nxënësit/esMjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Mikroskopi, qelqi special, qelqi mbulues, kopshtorja, pikatorja, fletorja e punës eksperimentale (shënimeve)Lidhja me lëndët e tjera mësimore: KimiaÇështjet ndërkurrikulare: Arsimim për zhvillim të qëndrueshëmPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREHapi 1. Arsimtari/ja ka përgatitur përzierjen, duke përzier 50 ml xhelatinë dhe e vlon për 5 minuta. Pasi xhelatina të ftohet, lini shenjat e gishtrinjëvë të cilën e lë të qëndroj 3-4 ditë.Arsimtari/ja kërkon që nxënësit/et të ndahen në grupe dhe në çdo grup vendos nga një kopshtore të pastërt porcelani, ku ata duhet të hedhin një pikë nga kjo përzierje dhe ta tresin me 2 ml ujë dhe një mikroskopë.Merret 1 pikë nga kjo përzierje dhe e pikon mbi qelqin special dhe e mbulon me qelqin mbulues.Arsimtari/ja kërkon që nxënësit/es të vrojtojnë preparatin (nëse në shkolla kemi vetëm një mikroskopë. Nxënësit/et ftohen një nga një që të vrojtojnë preparatin).Nxënësit/et vizatojnë format e bakterieve dhe shënojnë përfundimet e vrojtimit nga ky aktivitet në fletoren e tyre.
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47