Page 46 - Demo
P. 46
Libër për mësuesin/en44PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREHapi 1Mësuesi/ja ndan nxënësit/et në grupe dhe brenda grupit formon dyshet, të cilat ndahen me qëndrimet “pro” dhe “kundër”, dhe shtron pyetjen: A mund të themi se shumica e mikroorganizmave janë të dobishme dhe përdoren në jetën e përditshme?Dyshet diskutojnë dhe shënojnë përfundimet e tyre në fletoren e shënimeve. Tani anëtarët e dysheve “pro” dhe “kundër” ndahen dhe duhet të bashkohen në çift me një anëtar/e tjetër, i cili po diskuton të njëjtin qëndrim pra. Duhet të krahasojnë arsyet për 4-5 minuta. Dyshet fillestare duhet të ribashkohen, të krahasojnë shënimet dhe të paraqesin arsyet kryesore të zgjedhura. Nxënësit/et nxiten të bashkëbisedojnë për arsyet dhe argumentet.Hapi 2Nxënësit/et vazhdojnë ashtu të ndarë në grupe me nga 6 anëtarë. Mësuesi/ja kërkon të lexojnë tekstin dhe çdo nxënësi iu shpërndan fletën e ekspertit me pyetjet:Fleta e ekspertit Nr. 11- Si kthejmë qumështin në kos?2- Çfarë ndodh nëse mikroorganizmat që shkaktojnë sëmundjet futen në trupin tonë? 3- Çfarë nënkuptojmë me sëmundje infektive?Fleta e ekspertit Nr. 21- Kush e shkakton sëmundjen e tuberkulozit?2- Ku i hasim ato dhe çfarë mund të shkaktojnë me kalimi e kohës? 3- Çfarë përdorim për të parandaluar apo shëruar sëmundjen?Fleta e ekspertit Nr. 31- Kush e shkakton malarien? 2- Ku jeton dhe si bartet ai?3- Arsyeto pse infektimi i trurit është i rrezikshëm.Fleta e ekspertit Nr. 41- Cili është shkaktari i gripit?2- A mundemi ta shohim me sy?3- A janë viruset mikroorganizma të gjalla?Fleta e ekspertit Nr. 51- Çfarë hulumtoi Lui Pasteri?2- Çfarë zbuloi ai me anë të hulumtimit?3- Sqaro termin “antiseptikë” përmes mënyrës përdoruese të tyre.

