Page 48 - Demo
P. 48


                                    Libër për mësuesin/en46ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:Shkencat e natyrësLënda:BiologjiShkalla e kurrikulës:IIIKlasa:VITema: Biodiversiteti Rezultati i të nxënit të temës:Tregon vetëdijesim që bakteret mund të kenë efekte të dobishme dhe të dëmshme për organizmin (bakteret mund të ndihmojnë tretjen ose të shkaktojnë sëmundjet).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës:I. 4; III. 3; III. 5; III. 7.Rezultatet e fushës së kurrikulës:Përshkruan dhe sqaron rritjen, si dhe mbijetesën e qenieve të gjalla pavarësisht nga kushtet të mjedisit, qëndrueshmërinë e ekosistemeve, ndërtimin dhe funksionin e sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturat dhe proceset e përfshira në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriut.Njësia mësimore: MikroorganizmatFjalët kyçe: mikroorganizma, baktere, kërpudha mikroskopike, algat, protozoarët.Rezultatet e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- tregon çfarë dinë për mikroorganizmat;- dallon disa grupe mikroorganizmash;- krahason mikroorganizmat në bazë të disa vetive.Kriteret e suksesit:Shpjego çfarë janë mikroorganizmat në mënyrë verbale.Veço 4 grupe kryesore të mikroorganizmave në bazë të vetive të tyre dalluese. Gjej vetitë dalluese në mes të algave dhe protozoarëve.Burimet: teksti i nxënësitMjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: fotografi të mikroorganizmave të ndryshëm.Lidhja me lëndët e tjera mësimore: Gjuhë shqipeÇështjet ndërkurrikulare: Arsimim për zhvillim të qëndrueshëm
                                
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52