Page 49 - Demo
P. 49


                                    Biolgjia 647PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREHapi 1Ndajmë tabelën në tri shtylla dhe kërkojmë nxënësit/et të tregojnë se ç’dinë për mikroorganizmat. Mësuesi/ja plotëson shtyllën e parë me informacion e dhëna nga nxënësit/et, meqenëse nxënësit/et kanë informacione rreth mikroorganizmave. Nxiten nxënësit/et që të tregojnë se çfarë dëshirojnë të dinë më tepër rreth mikroorganizmave, duke parashtruar pyetje. Këto pyetje shënohen në shtyllën e dytë të tabelës (Njëkohësisht i shënojnë edhe nxënësit/et në fletoren e tyre).Hapi 2Hapet teksti dhe nxënësit/et fillojnë të lexojnë njësinë mësimore duke pasur parasysh që të gjejnë përgjigjet në pyetjet e parashtruara. Pas leximit, mësuesi/ja lexon pyetjet, kurse nxënësit/et japin përgjigjet e gjetura të cilat shënohen në shtyllën e tretë. Gjatë përgjigjeve të nxënësve, mësuesi/ ja i plotëson ato duke dhënë informacione shtesë. Nëse ka ndonjë pyetje pa përgjigje, i drejtojmë që ta kërkojnë në internet si detyrë shtëpie.Hapi 3Nxënësit/et duke vrojtuar figurën e dhënë në tekst, në të cilën shihen ose tregohen ca pika ujë pellgu të para në mikroskop, do të dallojnë algat nga protozoarët duke i përshkruar ato. Përshkrimet e këtyre mikroorganizmave do t’i shkëmbejnë me shokun/shoqen e bankës dhe kështu do të vlerësojnë punimet e njëri-tjetrit.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësojnë shtrimin e pyetjeve, dhënien e përgjigjeve dhe përshkrimin e algave dhe protozoarëve duke i dalluar ato.Mësuesi/ja vlerëson informacionet e njohura, llojet e pyetjeve, përgjigjet, dallimin e mikroorganizmave mes tyre si dhe vlerësimin e njëri-tjetrit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURVeprimtaria – Kultivimi i mikroorganizmave në ajër. Për orën e ardhshme sjell disa fruta të kalbëzuara.
                                
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53