Page 5 - Demo
P. 5
3HyrjeMësues të dashur!Ky libër për mësuesin/en, ju vjen në ndihmë në punën tuaj të përditshme, me anë të planifikimeve dhe udhëzimeve që ofron. Udhëzimet e tij bazohen në programin mësimor të miratuar nga MASHTI.Libri për mësuesin/en dhe teksti mësimor janë hartuar në përputhje me programet orientuese. Nëpërmjet njësive mësimore model, që ndodhen në këtë libër për mësuesin/en, ju do t’i orientoni nxënësit/et tuaj drejt krijimit të kompetencave, punës kërkimore, gjetjes dhe zgjidhjes së situatave problemore.Përveç udhëzimeve që të ofron dhe të detyron programi mësimor, në këtë libër sugjerohen plani vjetor, si dhe një model i planit dymujor dhe modele të planifikimeve ditore. Ju mund t’i përmbaheni këtyre planifikimeve, por jeni të lirë të bëni planifikimet tuaja në përputhje me kërkesat dhe nivelin e nxënësve tuaj.Mirëpresim çdo këshillë dhe mendim nga ju.Ju urojmë punë të mbarë!

