Page 51 - Demo
P. 51


                                    Biolgjia 649Hapi 1. Arsimtari/ja ndan nxënësit në grupe dhe brenda grupit formon dyshet të cilat ndahen me qëndrimin ,,pro’’ dhe ,, kundër’’ shtron pyetjen: A mund të themi se shumica e mikroorganizmave janë të dobishme dhe përdoren në jetën e përditshme?Dyshet diskutojnë dhe shënojnë përfundimet e tyre në fletoren e shënimeve Tani anëtarët e dysheve ,, pro’’ dhe ,,kundër’’ ndahen dhe ata duhet të bashkohen në çift me një anëtar tjetër i cili po diskuton të njëjtin qëndrim pra ,, pro’’ dhe ,,kundër’’ ata duhet të krahasojnë arsyet për 4-5 minuta. Dyshet fillestare duhet të ribashkohen të krahasojnë shënimet dhe të paraqesin arsyet kryesore të zgjedhura dhe debatohen për arsyet dhe argumentet.Hapi 2. Nxënësit/et vazhdojnë ashtu të ndarë në grupe me nga 6 anëtarë. Arsimtari/ja kërkon të lexojnë tekstin dhe çdo anëtari/je u shpërndan fletën e ekspertit me pyetjet:Fleta e ekspertit Nr.11.Si e kthen njeriun në jetën e përditshme qumështin në kos?2.Çfarë ndodh nëse mikroorganizmat që shkaktojnë sëmundjet futen në trupin tonë?3.Çfarë nënkuptojmë me sëmundje infektive?Fleta e ekspertit Nr. 21.Kush shkakton sëmundjen e tuberkulozit?2.Ku i hasim ato dhe çfarë mund të shkaktojnë ato me kalimin e kohës?3.Çfarë përdorim për të parandaluar apo shëruar sëmundjen?Fleta e ekspertit Nr. 31.Kush shkakton malarien?2.Ku jeton ai, dhe si bartet ai?3.Arsyeto pse infektimi i trurit mundet me qenë i rrezikshëm?Fleta e ekspertit Nr.41.Cili është shkaktari i gripit?2. A mundemi ta shohim këtë shkaktarë me sy?2. A janë viruset mikroorganizma të gjallë?Fleta e ekspertit Nr. 51.Çfarë u kërkua të hulumtojë Lui Pasteri?2.Çfarë zbuloi ai me anë të hulumtimit?3.Sqaro termin antiseptikë përmes mënyrës përdoruese të tyre.Fleta e ekspertit Nr.61.Nga shkaktohen sëmundjet infektive? 2.Listo disa lloje të mikroorganizmave që shkaktojnë sëmundjet infektive.3.Çfarë përdorim për shërimin e sëmundjeve të shkaktuara nga bakteret dhe viruset?Në grupin e ekspertave 1 zgjidhet një ekspert/e me anë të zarit dhe kjo vlen për të gjithë ekspertët e grupeve tjera. Të përzgjedhurit do të prezantojnë dhe komentojnë përgjigjet e tyre.Hapi 3. Nxënësit/et plotësojnë tabelën T duke iu përgjigjur pyetjes:A mund të jenë bakteriet të dobishme dhe dëmshme?
                                
   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55