Page 54 - Demo
P. 54
Libër për mësuesin/en52PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORENë orën paraardhëse, mësuesi/ja kërkon që nxënësit/et të sjellin fruta perime apo bukë të kalbëzuara. (mësuesi/ja përgatit disa produkte të kalbëzuara për çdo rast).Hapi 1Mësuesi/ja shtron pyetjen: “Si ndodh kalbëzimi (prishja) e produkteve ushqimore?”. Nxënësit/et shënojnë përgjigjet e tyre duke i arsyetuar ato.Hapi 2Mësuesi/ja ndan nxënësit/et në grupe dhe prezanton para tyre materialet e sjella (të kalbëzuara). Çdo grupi i caktohet detyra përkatëse:Grupi 1- Përshkruaj: Si duken këto produkte të kalbëzuara?Grupi 2- Krahaso: Gjej të përbashkëtat dhe dallimet mes produkteve të prezantuara. Grupi 3- Shoqëro: Çfarë të sjellin në mendje këto produkte të kalbëzuara?Grupi 4- Analizo: Çfarë e ka shkaktuar kalbëzimin?Grupi 5- Zbato: Shëno etapat e hulumtimit rreth kalbëzimit të frutave. Grupi 6- Argumento: Cilët faktorë ndikojnë në kalbëzimin e frutave?Grupi zgjedh përfaqësuesin, i cili komenton përfundimet e detyrës së dhënë.Hapi 3Mësuesi/ja pas komenteve të nxënësve bën një përmbledhje dhe sqaron: që kalbëzimi shkaktohet nga mikroorganizmat, që substancat e prodhuara nga organizmat e gjallë janë lëndët organike dhe shpërbërja e tyre nga mikroorganizmat shkakton kalbëzim. Faktorët që ndikojnë në shumimin e shpejtë të mikroorganizmave janë:1- Temperatura 2- Lagështia 3- OksigjeniHapi 4Mësuesi/ja ndan nxënësit/et në dy grupe të mëdha. Nxënësit/et që në ditarë i korrespondon një numër tek do të mbajnë qëndrimin pozitiv (pro), kurse nxënësit/et me numrat çift do mbajnë qëndrimin negativ (kundër) në pyetjen: A është e nevojshme prishja (kalbëzimi) e organizmave (të gjallë dhe të vdekur)?Nxënësit/et shkruajnë idetë e tyre dhe më pas një përfaqësues i grupit prezanton argumentet e dala nga plotësimi i tabelës.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësojnë bashkëpunimin në grup, komentimin e rezultateve të dal nga vrojtimi, diskutimi. Mësuesi/ja vlerëson bashkëpunimin në grup, saktësinë e rezultateve të raportuara për grup, si dhe argumentet e çështjes së diskutuar.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit/et zgjidhin pyetjen 1, 5, 6 dhe sjellin informata se si përgatitet buka ose kosi.

