Page 55 - Demo
P. 55


                                    Biolgjia 653ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:Shkencat e natyrësLënda:BiologjiShkalla e kurrikulës:IIIKlasa:VITema: Biodiversiteti Rezultati i të nxënit të temës:Tregon vetëdijesim që bakteret mund të kenë efekte të dobishme dhe të dëmshme përorganizmin (bakteret mund të ndihmojnë tretjen ose të shkaktojnë sëmundje.)Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës: I. 3;I. 2; II. 4; II. 7; III. 3.Rezultatet e fushës së kurrikulës:Përshkruan dhe sqaron rritjen, si dhe mbijetesën e qenieve të gjalla pavarësisht nga kushtet të mjedisit, qëndrueshmërinë e ekosistemeve, ndërtimin dhe funksionin e sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturat dhe proceset e përfshira në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriut.Njësia mësimore: Roli pozitiv i disa mikroorganizmaveFjalët kyçe: bakteret e dobishme, bakteri i kosit, mikroorganizmi (maja e bukës)Rezultatet e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- paraqet informata në një vijë logjike;- nxjerr përfundimet nga puna praktike;- sjell shembuj nga jeta e përditshme mbi veprimin e mikroorganizmave të dobishëm.Kriteret e suksesit:Shqyrto informatat rreth përgatitjes së bukës dhe kosit.Interpreto së paku 1-2 përfundime të nxjerra gjatë punës praktike.Gjej së paku një shembull mbi veprimin e mikroorganizmave të dobishëm nga jeta.Burimet: Teksti i nxënësitMjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: enë sterile, thupra qelqi sterile, farë kosi, qumësht, celofan, cilindër i shkallëzuar(menzur), brumë, bukë me maja (tharmë), brumë buke pa maja.Lidhja me lëndët e tjera mësimore: Matematikë, Fizikë, Kimi, Gjuhë shqipe.Çështjet ndërkurrikulare: Arsimim për zhvillim të qëndrueshëm
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59