Page 56 - Demo
P. 56


                                    Libër për mësuesin/en54PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREMësuesi/ja sjell në klasë një enë sterile, një enë me kos dhe me qumësht, një thupër qelqi sterile, mezurat brumë buke me maja dhe brumë buke pa maja.Hapi 1Nxënësit/et ndahen në grupe dhe lexojnë informatat e sjella lidhur me përgatitjen e bukës dhe kosit. Informatat e sjella shqyrtohen brenda grupit dhe nxënësit/et i përzgjedhin. Ata i renditin në fletore sipas një vije logjike. Çdo përfaqësues/e i grupit paraqet para klasës mënyrën e përmbledhjes së informacioneve.Hapi 2Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit/et e grupeve teke (1, 3, 5) që të kryejnë në mënyrë praktike përgatitjen e kosit duke përdorur mjetet, kurse grupet çifte (2, 4, 6) të kryejnë veprimtarin e matjes së vëllimit të brumërave me anë të mjeteve që ka sjellë mësuesi/ja.Hapi 3Mësuesi/ja shënon në tabelë pyetjet kërkimore:Grupet teke: - Përse ena e qelqit duhet të jetë sterile për të përgatitur kosin?- Si mendoni ju, pse është mirë që enën me qumësht ta vendosim në një vend të ngrohtë?- Përse qumështi nuk është kthyer ende në kos?Grupet çifte - Përse duhet të vendosen cilindrat e shkallëzuar në vend të ngrohtë?- Ç’përfundim nxorët nga matja e vëllimit të bukës me tharm dhe pa tharm?- Argumento rritjen e vëllimit te cilindri i shkallëzuar 2.Hapi 4Nxënësit, pas punës praktike, duhet të prezantojnë përfundimet e nxjerra.Mësuesi/ja rithekson edhe njëherë se mikroorganizmat apo disa baktere të veçanta e shndërrojnë qumështin në kos, pasi ato shndërrojnë sheqerin në acid laktin, si dhe tharmi i bukës ushqehet me lëndët që gjinden në miell dhe me këtë rast lirohet gazi i CO2 i cili rrit vëllimin e bukës më maja.Hapi 5Nga nxënësit/et kërkojmë të shënojnë ndonjë shembull të veprimit të mikroorganizmave të dobishëmnga jeta e tyre e përditshme.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësojnë informacionet e sjella, bashkëpunimin në grup.Mësuesi/ja vlerëson prezantimin e informacioneve të sjella, punën praktike të tyre dhe qëndrimet ndaj pyetjeve kërkimore.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit/et përgjigjen në pyetjen 4 në faqen 27 të tekstit të nxënësit.
                                
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60