Page 59 - Demo
P. 59


                                    Biolgjia 657ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:Shkencat e natyrës Lënda:Biologji Shkalla e kurrikulës: III Klasa:VITema: Biodiversiteti Rezultati i të nxënit të temës:Identifikon dhe përshkruan karakteristikat dalluese të grupeve të ndryshme të bimëve dhe shtazëve (p.sh. invertebrorët nuk kanë shtyllë rruazore; insektet kanë tri pjesë themelore të trupit; bimët me lule prodhojnë lule dhe fryte) dhe i përdorë këto karakteristika për klasifikimin e metejshëm të llojeve të ndryshme të bimëve dhe shtazëve (p.sh. invertebrorët-arthropodatinsektet; vertebrorët-gjitarët-primatë;bimët me farebimët me lule- bimët barishtore).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës:I.3; I.6;III.3;III.5Rezultatet e fushës së kurrikulës: Përshkruan dhe sqaron rritjen dhe mbijetesën e qenieve të gjalla varësisht nga kushtet e mjedisit, qëndrueshmëria e ekosistemeve, ndërtimi dhe funksioni e sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturat dhe proceset e involvuara në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriut.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: 1.12 BimëtFjalët kyçe: kërpudhat, hifet sporet, bimët pa lule, bimët me lule, algat, myshqet, njëthelboret dhe dythelboret.Rezultati/et e të nxënit përorë mësimore: 1-Komentoni organizmat që ju i vrejtët në këtë video prezantuese. 2-Raporton ndarjen e organizmave në grupet (nëngrupet): kërpudhat, bimët me lule, bimët pa lule, myshqet, fieri sipas vetive të tyre dalluese.3-Gjenerojnë njohuritë e tyre bazë për vetitë e tyre dalluese të grupeve të kërpudhave dhe mbretërisë të bimëve. Kriteret e suksesit:1-Identifiko organizmat duke i përshkruar dhe dalluar ato në videon e paraqitur.2-Shpjego vetitë dalluese me anë të cilave organizmat grupohen në kërpudhat, bimët me lule, bimët pa lule, myshqet, fieri.3-Formulo përgjigjet në pyetjet e shtruara duke plotësuar ato per grupet të ndryshme tëorganizmave si kërpudha, bimë pa lule, bimë me lule, myshqet, fiernat.Burimet:Teksti i nxënësit/es, videoMjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Laptopi, projektori, CD me materjalin për prezantimLidhja me lëndet e tjera mësimore: Tik-un, KiminëÇështjet ndërkurrikulare: Edukim për media
                                
   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63