Page 61 - Demo
P. 61
Biolgjia 659ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:Shkencat e natyrësLënda:BiologjiShkalla e kurrikulës:IIIKlasa:VITema: Biodiversiteti Rezultati i të nxënit të temës:Klasifikon qeniet e gjalla në grupet kryesore taksonomike.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës: I. 3; I. 4; I. 6; II. 5; III. 5.Rezultatet e fushës së kurrikulës:Përshkruan dhe sqaron rritjen dhe mbijetesën e qenieve të gjalla pavarësisht nga kushtet të mjedisit, qëndrueshmërinë e ekosistemeve, ndërtimin dhe funksionin e sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturat dhe proceset e përfshira në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriut.Njësia mësimore: Gjallesat shumëqelizore pa kolonë vertebrore (jovertebrorët)Fjalët kyçe: Jovertebrorët (pakurrizorët), sfungjerët, butakët, krimbat unazorë, këmbënyjëtuarit, insektet, araknidet, gaforret dhe shumëkëmbëshat.Rezultatet e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- përshkruan organizmin që ka para vetes duke e kategorizuar atë në kategorinë përkatëse;- vrojton organizmat e prezantuar duke nxjerr përfundime mbi vetitë dhe emërtimin e tyre;- argumenton se si i ka kategorizuar organizmat e vrojtuar në oborrin e shkollës.-Kriteret e suksesit:Përshkruaj së paku njërin organizëm me të paktën dy veti dalluese.Shiko videon (fotografitë) duke i përshkruar vetit e tyre dalluese si dhe kategorizimin e tyre. Arsyeto kategorizimin e organizmave në oborrin e shkollës.Burimet: Teksti i nxënësit, video, natyra (oborri i shkollës)Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore invertebrorët (pakurrizorët e sjellë dhe ata që i shohim në natyrë, hartat me fotografit e këtyre organizmave, CD me informacione nga internet)Lidhja me lëndët e tjera mësimore: TIK, ArteÇështjet ndërkurrikulare: Edukim për media

