Page 62 - Demo
P. 62
Libër për mësuesin/en60PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREHapi 1Mësuesi/ja (ka përgatitur disa invertebrorë pakurrizor të ndryshëm, mundësisht të grupeve të ndryshme). Kërkon nga nxënësit/et të punojnë në dyshe dhe t’i vendosin invertebrorët mbi bankë (nëse ndonjëra nga dyshet nuk ka, mësuesi/ja vendos prej atyre që ka përgatitur vetë). Kërkon që nxënësit/et t’i vrojtojnë dhe t’i përshkruajnë ato. Pasi bëjnë përshkrimin, me një lëvizje rrethore, brenda rreshtit, shkëmbejnë materialin. Dyshet duhet të vrojtojnë materialin e ri dhe ta përshkruajnë. Nxënësit/et prezantojnë përshkrimet e tyre dhe vetitë e dala nga ky përshkrim.Hapi 2Mësuesi/ja ndan dyshet me numra nga 1 në 8. Paraqet para nxënësve videon (fotografitë) e secilit prej grupeve të pakurrizorëve, me të paktën një përfaqësues dhe kërkon nga nxënësit/et të vëzhgojnë me kujdes për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme- Pyetjet për dyshen nr. 1: Çfarë ndërtimi kanë sfungjerorët? Si prodhohet enzima dhe cili është roli i saj? Përse shërben oskulumi? Cila është mënyra riprodhuese e sfungjerorit?- Pyetjet për dyshen nr. 2: Nga rrjedh emërtimi butakë? Si lëvizin ata? Rendit disa përfaqësues.- Pyetjet për dyshen nr. 3: Nga cilat karakteristika mundemi t’i dallojmë? Keni hasur krimba të tillë? Si lëviznin ata?- Pyetjet për dyshen nr. 4: Si quhet grupi i organizmave me këmbë me nyje? Po trupi, a ishte me nyje?- Pyetjet për dyshen nr. 5: Sa këmbë kishte bleta? Si ishin ato? Nga cilat pjesë ndërtohej trupi? Si quhej grupi që përfaqëson ajo?- Pyetjet për dyshen nr. 6: Çfarë dallimesh vrojtove mes merimangës dhe bletës? Emërto disa përfaqësues të këtij grupi.- Pyetjet për dyshen nr. 7: Çfarë ekzoskeleti kanë gaforret? A kanë më shumë këmbë apo antena?- Pyetjet për dyshen nr. 8: Cilit grup i përkasin shumëkëmbëshat? Trego përse i emërtuan kështu? Emërto një përfaqësues të këtij grupi.Mësuesi/ja dëgjon me vëmendje të gjitha përgjigjet e më pas plotëson njohuritë e reja në bashkëpunim me nxënësit.Hapi 3Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit/et të dalin në oborr të shkollës dhe t’i klasifikojnë invertebrorët (pakurrizorët) që ata i gjejnë.Mësuesi/ja mbanë shënime mbi saktësinë e kategorizimit të invertebrorëve (pakurrizorëve).VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësojnë bashkëpunimin në dyshe, përgjigjet dhe kategorizimin e invertebrorëve (pakurrizorëve).Mësuesi/ja vlerëson përgjegjësitë e nxënësve në sjelljen e materialit, formulimin e përgjigjeve në bazë të vrojtimit, bashkëpunimit në dyshe, si dhe saktësinë e kategorizimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURTë përgjigjen në pyetjen 2 të tekstit të nxënësit.

