Page 63 - Demo
P. 63


                                    Biolgjia 661Fusha kurrikulare:Shkencat e natyrësLënda:BiologjiShkalla e kurrikulës:IIIKlasa:VITema: Biodiversiteti Rezultati i të nxënit të temës:Krahason karakteristikat e organizmave brenda mbretërive të bimëve ose shtazëve (p.sh. krahason karakteristikat e një peshku dhe një gjitari, tënjë peme gjethembajtëse-halore dhe një peme gjetherënëse, të fiernave dhe bimëve me lule). Identifikon dhe përshkruan karakteristikat dalluese të grupeve të ndryshme të bimëve dhe shtazëve (p.sh. invertebrorët nuk kanë shtyllë rruazore; insektet kanë tri pjesë themelore të trupit; bimët me lule prodhojnë lule dhe fryte) dhe i përdor këto karakteristika për klasifikimin e mëtejshëm të llojeve të ndryshme të bimëve dhe shtazëve (p.sh. invertebrorët - artropodat - insektet; vertebrorët – gjitarët - primatë; bimët me fare - bimët me lule - bimët barishtore).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës: I. 4; I. 3; I. 2; III. 3; III. 5.Rezultatet e fushës së kurrikulës:Përshkruan dhe sqaron rritjen dhe mbijetesën e qenieve të gjalla pavarësisht nga kushtet të mjedisit, qëndrueshmërinë e ekosistemeve, ndërtimin dhe funksionin e sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturat dhe proceset e përfshira në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriut.Njësia mësimore: Kafshët me shtyllë kurrizore (vertebrorët)Fjalët kyçe: vertebror (kurrizorët), peshqit, amfibët, zvarranikët, shpendët dhe gjitarët.Rezultatet e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- grupon organizmat e dhënë në grupet përkatëse;- formulon pyetjet për grupet e caktuara duke u bazuar në videon e prezantuar;- plotëson grafikun e prezantuar me fjalë dhe me vizatim.Kriteret e suksesit:Rendit së paku nga 1 organizëm për secilin grup ndarës të kurrizorëve (vertebrorëve).Përpilo 3-4 pyetje duke vendosur theksin në përshkrimin, ndërtimin dhe shumimin e tyre, pravetive dalluese të grupit.Plotëso grafikun e ndarjes të kurrizorëve (vertebrorëve), duke e vizatuar një përfaqësues të një grupi të caktuar.
                                
   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67