Page 64 - Demo
P. 64
Libër për mësuesin/en62Burimet: teksti i nxënësit, video e përgatitur nga mësuesi/jaMjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: projektori, kompjuteriLidhja me lëndët e tjera mësimore: Gjuhë shqipe, TIK-un, ArtetÇështjet ndërkurrikulare: Edukim për mediaPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREHapi 1Mësuesi/ja kërkon që nxënësit/et të ndajnë fletën e tyre të fletores në 5 shtylla, ku mbi çdo shtyllë shënon grupin e organizmave (vertebrorët, kurrizorët):Peshqit; Ujëtokësorët (amfibët), Zvarranikët (reptilët), Shpendët dhe Gjitarët.Mësuesi/ja shënon në tabelë disa etiketa ku shënohet emri i kurrizorit apo vertebrorit: balena, delfini, peshkaqeni, hardhuca, gjeli, struci, breshka, sardelja, bretkosa (zhaba), salamandra. Nxënësit/et kanë për detyrë të grupojnë organizmat e shënuar në grupet përkatëse. Nxënësit/et paraqesin kategorizimin e tyre dhe mësuesi/ja ndërhyn sipas nevojës.Hapi 2Nxënësit/et ndahen në 5 grupe. Mësuesi/ja prezanton videon e përgatitur ku mund të vrojtohen organizmat që iu përkasin grupeve kryesore të vertebrorët (kurrizorët).Kërkohet nga nxënësit/et të formulojnë pyetjet për grupin para tyre. Mësuesi/ja i shtyn nxënësit/et që gjatë pyetjeve të kenë mundësi t’i përshkruajnë ata/ato; të tregojnë ndërtimin dhe funksionimin e tyre si dhe shumimin.Hapi 3Nxënësit/et përfaqësues të secilit grup lexojnë përgjigjet, nëse përgjigja nga njëri grup nuk është e saktë kërkohet përgjigjja nga grupet e tjera. Mësuesi/ja dëgjon dhe nëse nevojitet ndërhyn në përmasimin e pyetjeve, si dhe i ndihmon nxënësit/et në dhënien e përgjigjeve të sakta.Hapi 4Nxënësit/et mbesin të ndarë në grupe dhe secili prej tyre plotëson ndarjen e vertebrorëve (kurrizorëve) dhe çdo njëri prej tyre vizaton vetëm një organizëm për një grup të ndarjes (d.m.th. nxënësi 1 vizaton përfaqësuesin e peshkut, nxënësi 2 i grupit vizaton një përfaqësues të grupit të ujëtokësorëve e kështu me radhë).

