Page 66 - Demo
P. 66


                                    Libër për mësuesin/en64ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:Shkencat e natyrësLënda:BiologjiShkalla e kurrikulës:IIIKlasa:VITema: Biodiversiteti Rezultati i të nxënit të temës:Përdor çelësa të thjeshtë dikotomik për identifikimin dhe klasifikimin e organizmave të gjallë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës: I. 1; I. 6; II. 4; III. 3; III. 5.Rezultatet e fushës së kurrikulës:Përshkruan dhe sqaron rritjen dhe mbijetesën e qenieve të gjalla pavarësisht nga kushtet të mjedisit, qëndrueshmërinë e ekosistemeve, ndërtimin dhe funksionin e sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturat dhe proceset e përfshira në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriut.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Identifikimi i një gjallese bazuar në veçoritë e sajFjalët kyçe: Përcaktuesi biologjikë (çelësi)Rezultatet e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- identifikon pakurrizorët e sjellë në klasë;- deshifron emrin e invertebrorit (pakurriorit) me anë të një përcaktuesi të thjeshtë biologjik;- tregon mënyrën e përdorimit të përcaktuesit biologjik.Kriteret e suksesit:Trego disa veti dalluese të pakurrizorit duke i vëzhguar ata.Hulumto për të emërtuar invertebrorin (pakurrizorin) me anë të përgjigjeve në pyetjet të përcaktuesit biologjik.Shpjego mënyrën e përdorimit të çelësit, përcaktuesit biologjik me anë të diskutimit.Burimet: Teksti i nxënësitMjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: jovertebrorët (pakurrizorët) dorezat plastike, qelq zmadhues (lupa), çelësi (përcaktuesi) biologjikLidhja me lëndët e tjera mësimore: Gjuhën shqipeÇështjet ndërkurrikulare: Arsim për zhvillim të qëndrueshëmPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREHapi 1Mësuesi/ja përgatit dhe sjell në klasë disa invertebrorë për vëzhgim, hulumtim si dhe çelësat për përcaktuesin biologjikë. Mësuesi/ja ndan nxënësit/et në grupe dhe kërkon që ata t’i vendosin invertebrorët (pakurrizorët) në bankat e tyre. Mësuesi/ja verifikon se çfarë materiali kanë sjell nxënësit/et dhe iu shpërndan çelësin apo përcaktuesin biologjikë.
                                
   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70