Page 67 - Demo
P. 67
Biolgjia 665Hapi 2Mësuesi/ja iu sqaron nxënësve çelësin (përcaktuesin) biologjikë (i cili përmban një grup pyetjesh rreth gjallesës që duhet të identifikojë), mënyrën e përdorimit të tij, i cili rezulton me gjetjen e emrit të gjallesës.Hapi 3Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit/et të vëzhgojnë, shqyrtojnë dhe në fund të diskutojnë. Nxënësit/et në fillim vëzhgojnë organizmin pa shtyllë kurrizore, më pas fillojnë ta analizojnë duke iu përgjigjur pyetjeve të përcaktuesit biologjikë. Pra:Hapi 4Mësuesi/ja hap diskutimi me nxënësit/et lidhur me përcaktimin e invertebrorëve: Si i përcaktuat? Si vepruat? A hasët vështirësi? Çfarë përfundimi nxorët?Hapi 5Mësuesi/ja sqaron se për identifikimin e gjallesave përdoren përcaktuesit biologjikë të ndryshëmdhe organizimi i të dhënave në ta është i ndryshëm.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësojnë bashkëpunimin në grup, shqyrtimin dhe diskutimin.Mësuesi/ja vlerëson bashkëpunimin, saktësinë e mënyrën se si emërtuan invertebrorin me përcaktuesin biologjikë dhe diskutimin me listë kontrolli.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURTë hartojnë një përcaktues për identifikimin e katër nxënësve të paraqitur në fotografi në tekstin e nxënësit/et në faqen 35.

