Page 68 - Demo
P. 68


                                    Libër për mësuesin/en66ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:Shkencat e natyrësLënda:BiologjiShkalla e kurrikulës:IIIKlasa:VITema: Biodiversiteti Rezultati i të nxënit të temës:Demonstron të kuptuarit e biodiversitetit si shumëllojshmëri e jetës në Tokë, duke përfshirë shumëllojshmëri brenda secilës specie, ndërmjet specieve të bimëve dhe shtazëve në bashkësi jetësore, si dhe ndërmjet bashkësive jetësore dhe peizazhit fizik që i mbështet ato.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës: I.3; I. 6; II. 4; II. 6; III. 3.Rezultatet e fushës së kurrikulës:Përshkruan dhe sqaron rritjen dhe mbijetesën e qenieve të gjalla pavarësisht nga kushtet të mjedisit, qëndrueshmërinë e ekosistemeve, ndërtimin dhe funksionin e sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturat dhe proceset e përfshira në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriut.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Llojet e gjallesave dhe emërtimi shkencor i tyreFjalët kyçe: lloji, gjinia, pasardhës pjellor, pasardhës jopjellor.Rezultatet e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- sqaron vetit karakteristike të organizmave të prezantuara me fotografi;- shpjegon si kryqëzohet lloji dhe kur japin pasardhës pjellor dhe jopjellor;- krahasoni dy llojet e organizmave me vetitë e tyre të përbashkëta dhe të veçanta.Kriteret e suksesit:Trego vetitë e njëjta të organizmave që vrojtove në fotografi. Arsyeto kryqëzimin e llojeve të njëjta dhe krijimin e hibrideve.Veço të paktën 5 veti dalluese dhe 5 veti të njëjta gjatë krahasimit të lopës dhe kalit.Burimet: Teksti i nxënësitMjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: fotografitë e shtazëveLidhja me lëndët e tjera mësimore: Gjuhë shqipeÇështjet ndërkurrikulare: Arsimim për zhvillim të qëndrueshëmPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREHapi 1Mësuesi/ja duhet të përgatitë disa fotografi ku të vërehen organizmat që krijojnë llojin (p.sh. foto 1- disa lopë; foto 2 - disa sardele; foto - 3 disa elefantë) dhe fotografi me anëtarët e ndryshëm të llojeve (p.sh. foto 4 - një qen, një mace, një mi, ose foto 5 - pula, pëllumba, harabela dhe foto 6 - foka, peshkaqeni, delfini).
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72