Page 69 - Demo
P. 69


                                    Biolgjia 667Hapi 2Mësuesi/ja ndan nxënësit/et në grupe dhe vendos në grupin e parë fotografinë 1; në grupin e dytë fotografinë 6; në grupin e tretë fotografinë 2; në grupin e katërt fotografinë 5; në grupin e pestë vendos fotografinë 3 dhe në grupin e gjashtë vendos fotografinë 4.Kërkohet nga nxënësit/et të shikojnë fotografitë dhe të nxjerrin përfundimet.- A ngjasojnë këto shtazë me njëra-tjetrën? A munden të kryqëzohen mes tyre? Nga bashkëbisedimi i nxënësve dhe mësuesit/es arrihet në përfundimin se:• Lloji është një grup organizmash që kanë tipare të përbashkëta. Individët e të njëjtit lloj munden të kryqëzohen dhe të japin pasardhës.Hapi 2Mësuesi/ja fton nxënësit/et të lexojnë tekstin e nxënësit/et të ndarë në dy ndalesa. Ndalesa 1 ka 3 paragrafë dhe ndalesa 2 ka 2 paragrafë. Nxënësit/et lexojnë ndalesën e parë (tre paragrafët) dhe mësuesi/ja shtron pyetjet:- Sqaro përmes një shembulli kryqëzimin e organizmave që japin pasardhës pjellorë- Sqaro, përmes një shembulli, kryqëzimin e organizmave që japin pasardhës jopjellorë.- Në cilin grup bën pjesë ligeri?Pasi nxënësit janë përgjigjur, lexojnë përsëri edhe materialin për ndalesën e dytë (dy paragrafë), dhe më të përfunduar leximin shtrojmë pyetjet:- Si njihet apo emërtohet balena vrasëse pavarësisht nga vendbanimi?- Si emërtohet kjo balenë në gjuhën latine?- Ç’bëri Lineu në vitin 1735? Arsyeto veprimin e tij.- Ç’përparësi kishin njerëzit me përdorimin e emërtimit të gjallesave me sistemin e Lineut?- Sqaro domethënien e emërtimit “Homo Sapiens”.Hapi 3 Mësuesi/ja do të kërkojë nga nxënësit që të qëndrojnë në grupe dhe të bëjnë krahasimin mes dy organizmave, të njohur për ta, lopës dhe kalit, duke treguar 5 veti të përbashkëta dhe 5 veti të veçanta mes tyre:
                                
   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73