Page 71 - Demo
P. 71
Biolgjia 669ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:Shkencat e natyrësLënda:BiologjiShkalla e kurrikulës:IIIKlasa:VITema: Biodiversiteti Rezultati i të nxënit të temës:Demonstron të kuptuarit e biodiversitetit si shumëllojshmëri e jetës në Tokë, duke përfshirë shumëllojshmërinë brenda secilës specie, ndërmjet specieve të bimëve dhe shtazëve në bashkësi jetësore, si dhe ndërmjet bashkësive jetësore dhe peizazhit fizik që i mbështet ato.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës: I. 2; I. 6; II. 4; III. 5.Rezultatet e fushës së kurrikulës:Përshkruan dhe sqaron rritjen dhe mbijetesën e qenieve të gjalla pavarësisht nga kushtet të mjedisit, qëndrueshmërinë e ekosistemeve, ndërtimin dhe funksionin e sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturat dhe proceset e përfshira në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriut.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Ndryshueshmëria brenda llojitFjalët kyçe: ndryshueshmëria e llojit, gjiniaRezultatet e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- interpreton arsyen e shumëllojshmërisë të llojeve me anë të diskutimit;- konstaton përfundime për ndryshueshmërinë e llojit me anë të vetive apo të dhënave në tabelë;- analizon ndryshueshmërinë e llojit me anë të njërës veti të paraqitur në tabelë.Kriteret e suksesit:Shpjego përse pjesëtarët e një lloji dhe gjinie ndryshojnë.Shpjego ndryshueshmërinë e llojit me anë të vetive të paraqitura në tabelë. Veço rezultatin përfundimtar përmes njërës veti të përzgjedhur.Burimet: Teksti i nxënësitMjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: fishat me dy llojet e tabelave.Lidhja me lëndët e tjera mësimore: Gjuhë shqipe, Matematikë.Çështjet ndërkurrikulare: Arsimim për zhvillim të qëndrueshëm

