Page 72 - Demo
P. 72
Libër për mësuesin/en70PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREHapi 1Mësuesi/ja shtron pyetjen:- Si mendoni ju, a janë të gjithë individët e një lloji dhe gjinie të njëjtë, për shembull llojet e qenveedhe pse racat e qenve shfaqin ndryshim mes tyre, ose te njeriu? Arsyeto përgjigjen!Mësuesi/ja dëgjon dhe, sipas nevojës, i nxit nxënësit/et për arsyetimin e përgjigjeve të dhëna. Mësuesi/ja duhet të kujdeset që nxënësit/et të mos i korrigjojnë përgjigjet e dhëna, në mënyrë që të marrë sa më shumë arsyetime të pyetjes.Hapi 2Mësuesi/ja i përgatit fishat me tabelën ku vendos disa tipare për t’u vëzhguar dhe plotësuar.Nxënësit/et ndahen në grupe dhe përgatiten aq fisha sa grupe formohen. Ata/ato duhet të mbledhin të dhënat brenda grupit të tyre, pasi të plotësojnë emrin e çdo anëtari/e të grupit dhe vetitë e tyre (ngjyrën e flokëve; ngjyrën e syve; numrin e këmbës dhe peshën. Nxënësit/et zgjedhin përfaqësuesin/en, i cili komenton rezultatet.Hapi 3Mësuesi/ja shpërndan fishat e tjera të përgatitura me tabelën:Kërkon nga anëtarët e grupeve të marrin shënimet e prezantuara nga të gjitha grupet lidhur me vetinë e ngjyrës së flokëve.Hapi 4Tani, mësuesi/ja kërkon që të dhënat e marra t’i prezantojnë në grafik sa i përket ngjyrës së flokëve dhe numrit të nxënësve.Në fund, nxënësit/et prezantojnë grafikun dhe mësuesi/ja thekson rezultatin e nxjerrë nga aktiviteti i tyre.

