Page 74 - Demo
P. 74


                                    Libër për mësuesin/en72ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:Shkencat e natyrësLënda:BiologjiShkalla e kurrikulës:IIIKlasa:VITema: Biodiversiteti Rezultati i të nxënit të temës:Demonstron të kuptuarit e biodiversitetit si shumëllojshmëri e jetës në Tokë, duke përfshirë shumëllojshmëri brenda secilës specie, ndërmjet specieve të bimëve dhe shtazëve në bashkësi jetësore, si dhe ndërmjet bashkësive jetësore dhe peizazhit fizik që i mbështet ato.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës:II. 4; I. 4; III. 5; III.2; I.6.Rezultatet e fushës së kurrikulës:Përshkruan dhe sqaron rritjen dhe mbijetesën e qenieve të gjalla pavarësisht nga kushtet të mjedisit, qëndrueshmërinë e ekosistemeve, ndërtimin dhe funksionin e sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturat dhe proceset e përfshira në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriut.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Ndryshueshmëria (variacioni)Fjalët kyçe: ndryshueshmëria, variacionet, gjenet, kromozomet.Rezultatet e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- shkallëzon etiketat e dhëna duke i renditur ato sipas një shkalle hierarkie nga më e përgjithshmja (e larta) gjer te më e veçanta (e ulëta);- plotëson duke llogaritur vlerën mesatare të kyçit të dorës;- arsyeton pse individët e të njëjtit lloji me veti e karakteristika të përbashkëta dallojnë nga njëri-tjetri.Kriteret e suksesit:Rendit etiketat sipas një shkalle hierarkie bazuar në karakteristikat e tyre.Llogarit vlerën mesatare të kyçit të dorës duke i shënuar këto vlera në tabelë dhe nxjerr përfundimelidhur me ndryshueshmërinë.Vlerëso dallimin e individëve apo të njëri-tjetrit me anë të karakteristikave dhe vetive.Burimet: Teksti i nxënësitMjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: etiketat, fletat A4, fishat (fletat) me udhëzime në kundërfaqen e tyre.Lidhja me lëndët e tjera mësimore: Gjuhën shqipe, MatematikëÇështjet ndërkurrikulare: Arsimim për zhvillim të qëndrueshëmPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78