Page 75 - Demo
P. 75
Biolgjia 673Hapi 1Mësuesi/ja përgatit etiketat, ndan nxënësit/et në grupe dhe në çdo grup vendos etiketat e shënuara me këto emërtime:Mësuesi/ja sqaron se radhitja duhet bërë nga vetitë më të përgjithshme deri te më të veçantat. Kërkon që nxënësit/et t’i radhisin ato sipas një vije logjike (sipas radhës) duke i ngjitur në një fletë të bardhë. Mësuesi/ja përcjell radhitjen e tiketave duke dhënë sqarime nëse kërkohet ndihma nga nxënësit. Nxënësit/et zgjedhin përfaqësuesin e grupit dhe prezanton radhitjen e dalë në grupi e tyre. Mësuesi/ja në fund sqaron që radhitja e duhur duhet të jetë: mbretëria, tipi, rendi, klasa, familja, gjinia.Hapi 2Mësuesi/ja shtron pyetjet: A janë individët e të njëjtit lloj të njëjtë? Pse?Nxënësit/et përgjigjen dhe mësuesi/ja sqaron që individët e të njëjtit lloj edhe pse ngjasojnë, kanë karakteristika të njëjta, dallojnë nga njëri-tjetri dhe kjo quhet variacion apo ndryshueshmëri.Mësuesi/ja shpërndan tabelat me udhëzimin në kundërfaqe për llogaritjen e vlerës mesatare të matjes. Fton nxënësit, që ashtu si janë të ndarë në grupe të bëjnë matjen e kyçit të dorës dhe ta plotësojnë tabelën me udhëzimin për llogaritjen e matjeve mesatare.Hapi 3Mësuesi/ja kërkon që nxënësit/et të rigrupohen në grupet sipas përmasave të kyçit të dorës d.m.th. grupi 1 nxënësit/et me përmasa të kyçit të dorës 8 - 8,9 cm e kështu me radhë.Hapi 4Mësuesi/ja kërkon që grupet të paraqesin rezultatin në fletat A4 me anë të grafikut ku në boshtin X (abshisë) shënojnë vlerat e matjeve te përmasat e kyçit të dorës, ndërsa në boshtin Y (ordinatë) numrin e nxënësve.

