Page 76 - Demo
P. 76


                                    Libër për mësuesin/en74Hapi 5Mësuesi/ja sqaron se përmasat e ndryshme të kyçit të dorës paraqesin variacione që përcaktohen përmes gjeneve që ndodhen në kromozome. Njeriu posedon 46 kromozome (ndërsa qelizat tona seksuale kanë 23 kromozome) të përbëra nga ADN-ja, proteinat dhe një numër shumë i madh i gjeneve. Gjenet janë përgjegjëse për caktimin e vetive (tipareve si ngjyra e flokëve, syve format trupore etj.). Duhet theksuar se në variacione ndikon edhe ndikimi i mjedisit, p.sh.. ata individ që merren me punë fizike kanë përmasa më të mëdha të kyçit të dorës në krahasim me individët që nuk merren me punë fizike.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësojnë bashkëpunimin në grupet punuese, plotësimin e tabelës së rezultateve dhe ndërtimin e grafikut përkatës.Mësuesi/ja me anë të listës së kontrollit vlerëson bashkëpunimin, angazhimin e tyre në plotësimin e tabelave si dhe saktësinë gjatë ndërtimit të grafikut përkatës.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPyetjet 2 dhe 3 në tekstin e nxënësit/et në faqen 41.
                                
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80