Page 77 - Demo
P. 77


                                    Biolgjia 675ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:Shkencat e natyrësLënda:BiologjiShkalla e kurrikulës:IIIKlasa:VITema: Biodiversiteti Rezultati i të nxënit të temës:Përdor fjalor të duhur shkencor dhe teknologjik gjatë komunikimit gojor ose me shkrim duke përfshirë: klasifikimi, biodiversiteti, bashkësinë jetësore natyrore (biocenoza), marrëdhëniet e ndërsjella, vertebrorët- kurrizorët, invertebrorët - parruazorët, stabiliteti, karakteristikat, organizmin etj.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës:III. 5; I. 3; II. 6; III. 3.Rezultatet e fushës së kurrikulës:Përshkruan dhe sqaron rritjen dhe mbijetesën e qenieve të gjalla pavarësisht nga kushtet të mjedisit, qëndrueshmërinë e ekosistemeve, ndërtimin dhe funksionin e sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturat dhe proceset e përfshira në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriut.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Vendbanimi i gjallesave. BiosferaFjalët kyçe: mjedisi, biosfera, atmosfera, litosfera, hidrosfera, organizmat anaerobë.Rezultatet e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- shënon informatat e njohura apo të ditura lidhur me mjedisin;- dallon tri pjesët fizike të planetit tokë dhe gjallesat që jetonin në këto pjesë;- veçon pjesët më të rëndësishme për ndryshimet e biosferës gjatë zhvillimit historik.Kriteret e suksesit:Plotëso kllasterin me informatat e njohura lidhur me ndarjen e vendbanimin dhe llojet e organizmatqë jetojnë aty.Shpjego vendndodhjen e pjesët fizike të planetit tokë dhe së paku një lloj të gjallesave që jetojnë në to. Komento pjesët e veçuara lidhur me ndryshimet që pësuan organizmat gjatë zhvillimit historik të biosferës.Burimet: Teksti i nxënësitMjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Fishat e thata, letër A4Lidhja me lëndët e tjera mësimore: Gjuhe shqipe, GjeografiÇështjet ndërkurrikulare: Arsimi për zhvillim të qëndrueshëm
                                
   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81