Page 78 - Demo
P. 78
Libër për mësuesin/en76PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREHapi 1Mësuesi/ja fillon orën duke kërkuar nga nxënësit/et të grupohen në grupe dhe iu shpërndan fletat A4 në të cilin ai/ajo ka vizatuar një kllaster me shënimin “Mjedisi” (vendbanimi) i gjallesave. Kërkohet nga nxënësit/et të plotësohetNxënësit/et lexojnë detyrën.Hapi 2Mësuesi/ja pyet nxënësit/et sa lloje të mjedisit njohin? A e dinë si emërtohen këto ndarje të planetit tokë? Çfarë ndodh me gjallesat në raport me mjedisin? Cilat grupe të organizmave mund të hasim me këtë rast? Çfarë kuptoni me termin Biosferë?Pas përgjigjeve të dhëna, mësuesi/ja kërkon nga nxënësit/et të punojnë në dyshe dhe u cakton paragrafët për t’i lexuar në pjesën biosfera dhe atmosfera. Mësuesi/ja shpërndan fishat e thata ku nxënësi/ja duhet të shënojë citatet që ka veçuar, lidhur me ndryshimet e biosferës gjatë zhvillimit historik të planetit tokë dhe organizmave që kanë jetuar në të, kurse në kundërfaqen e fisheve ata shënojnë komentet e tyre.Mësuesi/ja i përzgjedh nxënësit/et me llogaritje të datës (p.sh. 12.10.2018 = 15 ose = 3 ose = 4). Një nxënës lexon punën e tij dhe mësuesi/ja bën kujdes që diskutimi të jetë i përqendruar. Diskutimi mbyllet kur nxënësi që lexoi pjesën e zgjedhur, të lexojë komentet dhe pyetet a do të ndryshonte diçka pas komentit të paraqitura në diskutim. Mësuesi/ja nuk duhet të lejojë komente e diskutim pas leximit te komentit të nxënësit/et të përzgjedhur me datë. Në këtë mënyrë vepron edhe me nxënësit/et e tjerë për paragrafët e dhënë.Hapi 3 Kërkohet nga nxënësit/et të ndarë në dyshe që të shkruajnë një poemth me pesë vargje. Dyshet shkëmbejnë fletoret, lexojnë pesëvargëshat e njëri-tjetrit dhe vendosin cilin pesëvargësh do të prezantojnë.Mësuesi/ja dëgjon dhe ndërhyn për përmirësime sipas rastit.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësojnë njëri-tjetrin për bashkëpunimin në dyshe dhe komentet.Mësuesi/ja vlerëson plotësimin e kllasterit, përzgjedhjen e materialit, komentimin dhe shënimittë pesëvargëshit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPyetjet 2 dhe 3 në tekstin e nxënësit/et në faqen 41.

