Page 8 - Demo
P. 8
Libër për mësuesin/en6III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.III.5 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.III.7 I parashtron pyetje vetes (pse, çka, si, kur?) dhe organizon mendimet e veta në formë të shkruar për temën apo problemin e dhënë dhe vlerëson përparimin e vet derisa të gjejë zgjidhjen e duhur për problemin e caktuar.III.8 Menaxhon emocionet dhe ndjenjat, kohën, shfrytëzimin e materialeve, mjetet që ka gjatë kryerjes së një detyre/aktiviteti, vepre arti (në klasë/shkollë apo gjetiu).Rezultatet e të nxënit të fushës kurrikulare të shkallës që synohen të arrihen përmes shtjellimit të temës/ve: Përshkruan dhe sqaron rritjen dhembijetesën e qenieve të gjalla në varësi të kushteve të mjedisit, qëndrueshmërisë së ekosistemeve, ndërtimit dhe funksionit të sistemeve kryesore të organeve të njeriut, strukturave dhe proceseve të involvuara në rritjen dhe riprodhimin e bimëve, shtazëve dhe njeriut.

