Page 80 - Demo
P. 80
Libër për mësuesin/en78Hapi 1Mësuesi/ja shënon etiketat ne tabelë dhe kërkon nga nxënësit/et t’i radhisin në shtyllat përkatëse.Më pas, disa nxënës/e prezantojnë radhitjen e tyre në shtylla. Mësuesi/ja ndërhyn sipas rastit.Hapi 2Mësuesi/ja ndan nxënësit/et në dyshe dhe i emërton me numra (1, 2, 3, 4). Më pas, udhëzon nxënësit/et të lexojnë paragrafët të ndara në ndalesa, duke u përgjigjur pyetjeve të parashtruara:Ndalesa 1- (2 paragrafë)Cilat elemente përcaktojnë cilësinë e një mjedisi të caktuar? Ku ndikon temperatura dhe nga kush varet në një mjedis. Çfarë do të ndodhte me shtazët po mos të ketë energji diellore?Ndalesa 2- (2 paragrafë)Ç’është presioni atmosferik dhe kur vepron mbi gjallesat? Sqaro si e përballojnë gjallesat presionin e ulët dhe të lartë (madh)? Ku mundemi të hasim këto lloje të presionit?Ndalesa 3- (3 paragrafë)Çfarë paraqet lagështia e ajrit? Ç’kupton me: lagështia e ajrit është 10%? Sqaro kur kemi shumëllojshmëri të gjallesave bimore dhe shtazore? A janë të përshtatshme për gjallesat vendet që preken prej erërave të fuqishme? Rendit disa prej arsyeve pse erërat e lehta janë më të përshtatshme për gjallesa.Ndalesa 4- (3 paragrafë)Cilët faktorë kimikë luajnë rol të rëndësishëm për gjallesat? Si i rikthejnë gjallesat mjedisit këta faktorë kimikë? Ç’mendon, a janë të lidhur faktorët fizikë dhe kimikë?Dyshet përgjigjen në pyetjet e shtruara dhe mësuesi/ja bën një përmbledhje të faktorëve abiotikë.Hapi 3Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit/et të shikojnë figurën te veprimtaria dhe të shpjegojnë ndikimin e dritës në jetën e gjallesave bimore.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësojnë radhitjen e etiketave, komentimin e pyetjeve, dhe shpjegimet e dhëna lidhur me faktorëve fizikë dhe kimikë.Mësuesi/ja vlerëson saktësinë e radhitjes së etiketave, saktësisë së përgjigjeve dhe shpjegimeve të dhënë lidhur me kërkesën e veprimtarisë.

